Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nënë Tereza mund të jetë burrë: quhet Kadri Dogani, është nga Kaçaniku dhe ja ç`mision ka marrë…

by te Sheshi
05/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Nënë Tereza mund të jetë burrë: quhet Kadri Dogani, është nga Kaçaniku dhe ja ç`mision ka marrë…

Nga Bashkim Kastrati

Kadri Dogani është nga Kaçaniku, ndërsa që një kohë të gjatë jeton me familje në Danimarkë. Ai e ka marrë një mision të vështirë, por shumë human dhe bujar, që të ndihmojë familjet të cilat jetojnë në varfëri absolute. Këtë mision ai e nisi që në fund të muajit mars të këtij viti, ndonëse ka ndihmuar edhe më parë aktivitete të ndryshme sportive e kulturore në Kaçanik. Ai së bashku me disa shokë e kanë krijuar organizatën “Kaçanikase”, të cilën e udhëheq Kadriu.
12019872_1142148019186453_3983202239984297297_n
Aktiviteti i kësaj organizate është i fokusuar në diasporë në mbledhjen e fondeve nga bashkatdhetarët atje dhe aktiviteti tjetër është në Kosovë, ku identifikohen familjet e varfra dhe ndihmohen në mënyra të ndryshme.

Kadri Dogani në një prononcim për tesheshi.com tregon se arsyeja kryesore që e ka nisur këtë aktivitet human është varfëria e skajshme e disa familjeve nga Kaçaniku dhe në Kosovë në përgjithësi.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për këtë periudhë kohore ka arritur që të ndihmojë disa familje, ndërsa tregon për përvojën e tij me familjet skamnore, ku shprehet tepër i dëshpëruar se si janë harruar këto familje nga institucionet e Kosovës.

“Deri më tani kemi ndihmuar në ndërtimin e 23 shtëpive, tri shtëpi ende janë të papërfunduara dhe tani ka filluar kompletimi  i tyre. Me ushqime kemi ndihmuar 2.712 familje, me veshmbathje 3.000 familje në krejt Kosovën. Kemi ndihmuar në operacionin e Fetah Gashit 2.500 euro, Kujtim Trupit 1700 euro dhe tre operacione të vogla, Leart Gashin me 8820 franga. Vazhdimisht kemi shpërndarë miell kemi ndihmuar edhe refugjatët sirianë. Së bashku me vëllezërit tanë shkupjanë kemi ndihmuar Shipkovicen me batanije dhe ujë. Kemi pasur edhe aktivitete tjera, kemi ndihmuar me karroca invalidësh, dyer dritare etj. Ne punojmë në baza kombëtare, me korrektësi dhe transparencë”, thotë Dogani.

Ai gjendjen e familjeve dhe shpërndarjen e ndihmave i incizon shpesh me kamerë dhe i poston në rrjetet sociale. Thotë se këtë nuk e bënë për t’u krekosur, por për të dëshmuar se ku po shkojnë paratë e mbledhur dhe gjithashtu gjendjen sociale të këtyre familjeve që ta shohin edhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

Dogani thotë se të gjitha ata që kanë dhënë mjete financiare i ka të shënuar në lista, që të dihet kontributi i gjithsecilit.

Me punë të pandalshme dhe transparencë ka fituar besimin e mërgimtarëve

Dogani me punën e zellshme dhe me transparencën e tij, ka fituar besimin e shumë bashkatdhetarëve, të cilët kontribuojnë me mjete financiare për shoqatën “Kaçanikase” të cilën e udhëheq Dogani. Ai këto ditë ka udhëtuar në Gjermani dhe në Zvicër, ku ka takuar shumë bashkatdhetarë dhe ka arritur të mbledh një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare.

“Gjatë udhëzimit që kam pasur këto ditë në Zvicër edhe në Gjermani kemi arritur që t’i mbledhim 40.000 euro, kjo falë vullnetit të mirë të bashkatdhetarëve tonë që jetojnë në këto dy vende”, theksoi Dogani.

Por ai nuk do të ndalet me kaq, thotë se do të vizitojë me këtë mision edhe shumë shtete të tjera për ta shtrirë aktivitetin humanitar, duke përfshirë edhe Amerikën.

Kadriu në Danimarkë është punëtor taksie dhe thotë se gjithë kohën e lirë ia kushton aktivitetit humanitar, që do të thotë se shpesh e lënë “pas dore” edhe familjen e tij, që nuk e sheh me javë, vetëm për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar familjet që janë në gjendje të rëndë sociale.

Ka pasur familje që kanë mbetur deri në pesë ditë pa bukë

Kadri Dogani, duke treguar për përvojën e tij humanitare shprehet i befasuar për të keq, i zhgënjyer dhe i tmerruar me gjendjen e rëndë sociale që e ka parë tek disa familje në fshatra të Kaçanikut, ndërsa thotë se rastin që më së rëndi e ka përjetuar është ai i fatkeqësisë natyre në Shipkovicë të Tetovës, ku edhe atje ka kontribuar për popullatën me gjera elementare.

Ai në këtë mision ka edhe një grup bashkëpunëtoresh, siç i quan shokë të besës e fjalës dhe që bashkërisht kanë si qëllim primar të ndihmojnë familjet që jetojnë në varfi të skajshme.

11049521_1147152138686041_7776020275143286978_n“Në Kosovë ekziston varfëri e madhe, e çka është më e keqja se edhe  njerëzve u ndalen socialet. Kemi pas rast një familje pesë ditë ka mbetur pa bukë, kjo është e tmerrshme.
Stafi ynë përbehet nga burra si Sabri Hoxha, Shpend Krusha, Ismail Stagova, Hamdi Jaha, Selajdin Luta, Ertan Dogani, Dardan Hasani Alban Hysa, Besart Memeci dhe Adil Tafili. Kryesisht ndihmohen familjet me jetimë, veteranët e UÇK-së, pleq dhe plaka të vetmuara, në këto raste ndihmat janë kryesisht me ushqime dhe veshmbathje”,
u shpreh Dogani.

Ai shprehet i dëshpëruar me institucionet e Kosovës që thotë se nuk po iu ndalin në ndihmë këtyre familjeve të varfra, por po ua ndalin edhe ndihmën sociale, ndërsa bënë thirrje tek shqiptarët e diasporës që të ndihmojnë shoqatën “Kaçanikase” e përmes saj familjet më të varfra të Komunës së Kaçanikut, por edhe të komunave tjera.

“Porosia ime për bashkatdhetarët që jetojnë në vendet e Evropës, por edhe me gjerë, është që mos të ndalen duke ndihmuar të varfrit në Kosovë, se sa për qeveri Zoti e ruajt ketë popull. Kriza do të thellohet edhe me shumë, jeta në Kosovë është e shtrenjtë, nuk e di deri sa do të durojë ky popull më. Derisa diaspora na ndihmon, ne nuk do të ndalemi me aktivitetin tonë humanitar, jemi transparent dhe punojmë drejt”, ka thënë Dogani. /tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Vjeshtë, 4 frutat që duhet t’i keni në tryezë dhe përfitimet shëndetësore prej tyre

Vjeshtë, 4 frutat që duhet t’i keni në tryezë dhe përfitimet shëndetësore prej tyre

Sipas Bankës Botërore, varfëria ekstreme në botë ka rënë për herë të parë nën 10 për qind

Sipas Bankës Botërore, varfëria ekstreme në botë ka rënë për herë të parë nën 10 për qind

Frenimi i azilkërkuesve drejt Gjermanisë: 200 infermierët e parë trajnohen për të provuar shansin në rrugë ligjore

Frenimi i azilkërkuesve drejt Gjermanisë: 200 infermierët e parë trajnohen për të provuar shansin në rrugë ligjore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni