Kanceri i zorrës së trashë, kanceri i tretë më i përhapur si tek femrat dhe tek meshkujt sjell çdo vit 49.700 vdekje në vit (2015). Edhe pse norma e vdekshmërisë është ulur në dekadat e fundit, vijon të ketë një rritje në masën 1.8% çdo vit tek personat mbi të 50-at. Kanceri i zorrës së trashë shoqërohet me obezitet, paaftësi fizike, pasivitet dhe shkaktohet nga konsumi në sasi shumë të mëdha të mishit të kuq, konsum në nivele të larta të alkoolit, duhanpirje për një kohë shumë të gjatë dhe konsum i ulët i produkteve që përmbajnë fibra, fruta apo perime.
Kura të shumta dhe të ndryshme me bazë natyrore janë cilësuar si shumë të mira në kontrollin dhe parandalimin e këtij lloj kanceri. Kur mjeku naturopatik dhe eksperti i kokosit, Bruce Fife buluan se vaji i arrës së kokosit është një kurë shumë e mirë kundër kancerit, Instituti Amerikan i Kërkimeve, (AICR), ishte i shqetësuar dhe hodhi dyshime se kërkimet nuk ishin bërë siç duhet dhe mund të kishte ndonjë gabim. Megjithatë, njerëzit ishin shumë optimistë dhe mendonin se për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit ngadalësohej procesi i plakjes së qelizave të njeriut dhe luftohej kanceri. Një studim i ri tregoi se elementi kryesor në luftën kundër kancerit, ishte ai që përbënte 50% të vajit të kokosit: acidi larik.
Një studim i vitit 2013 i drejtuar nga Jane Fauster zbuloi se acidi larik zhvarroste 93% të qelizave kancerogjene në zorrën e trashë të sëmurë, pas dy ditë trajtimi. Kjo gjë çonte në dobësimin e imunitetit të qelizave kancerogjene, çka dobësonte nivelin e glutathione-s, e cila funksionon si mburojë mbrojtëse e këtyre qelizave.
Sapo qelizat kancerogjene ktheheshin në vurnerable, acidi larik rriste stresin oksidativ të qelizave, çka i çonte qelizat në vdekje. Studimi doli në përfundimin se acidi larik, i mbytur në vajë, është më efektiv se çdo element tjetër në eliminimin e qelizave në kacerin e zorrës së trashë.
Përfitime të tjera të shumta të marra nga vaji i arrës së kokosit janë zbuluar në kërkime të shumta mjekësore. Ky vaj vret viruse të shumta, baktere, kërpudha dhe parazitë që rriten në trupin e njeriut. Njëkohësisht ndihmon në pasjen e një lëkure të shëndetshme si dhe shëron shpejt plagët. Vaji i kokosit ka dhënë provat klinike për pacientët me sëmundje kronike të zemrës, Alzheimerit se normalizon presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në të.
Vaji i kokosit përmban rreth 50% acid larik dhe një zinxhir mesatar triglicerine, i cili është shumë i vështirë të gjendet në dietat tona ushqimore. Është interesante të theksohet se acidi larik përbën rreth 2% të yndyrës në qumështin e lopës, por 6% të yndyrës në qumështin e njeriut, duke sugjeruar që njerëzit të mund të nxjerrin një përfitim natyror nga acidi larik./tesheshi.com/
Burimi: herbs-info.com