Ka ndodhur në Toronto me rastin e prishjes së biletarisë automatike: pasagjerët kanë lënë biletat apo pagesën për metron mbi makinerinë e prishur.
Akoma më mbreslënëse është fakti se nuk kishte asnjë kontrollor apo ndonjë tabelë që ta kërkonte një gjë të tillë. Pra njerëzit kanë paguajtur “vullnetarisht”.
Ky është një gjest që duhet vlerësuar dhe që tregon shumë për qytetarinë dhe korrektësin e këtij populli. Madje, rasti në fjalë jo që nuk është bërë lajm por është konsideruar si diçka e zakonshme.
Në fakt lajmi është shpërndarë në mediat italiane pasi është marrë nga profili i një napoletani që jeton prej 20 vitesh në Kanada. /tesheshi.com/