Mediat boshnjake dhe ato kroate, kanë veçuar një foto si dëshmi të qartë për UEFA-n, që kjo e fundit të ndërmarrë një ndëshkim për serbët e Crvena Zvezda-s, të cilët, në përballjen e të martës mbrëma me Liverpool, ofruan një skenografi nacionaliste ku sundonte portreti i kreut tradicional të çetnikëve, Drasha Mihajlloviç.
Siç shihet, shënuesi i dy golave ndaj anglezëve, Milan Pavkov, feston me portretin e Mihajloviçit në krah. Edhe mediat e huaja që e kanë pikasur këtë detaj, kanë shkruar për praninë në stadium të njeriut të ekzekutuar në Beograd në vitin 1946 për krime kundër popullatës civile.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Crvena Zvezda-s festojnë kriminelët e luftës, duke bërë të njëjtën gjë dhe me portretin e Ratko Mlladiç. Ndërkohë që sezonin e kaluar, shkaktuan një skandal të vërtetë duke fyer Alen Omiç, një basketbollist në kampionatin serb, vetëm për shkak se ai është boshnjak. /tesheshi.com/