Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Kosovë një patentë shoferi kushton katërfish më shtrenjtë se në New York

by te Sheshi
14/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Në Kosovë një patentë shoferi kushton katërfish më shtrenjtë se në New York
23
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Mund të duket e çuditshme, por aktualisht pajisja me patentë shofer kushton më lirë në Amerikë se sa në Kosovë. Por për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk janë ende të pajisur me patentë shofer, çmimi për të kryer orët praktike dhe teorike pritet që së shpejti të rritet edhe për 128 euro. Ndërsa deri më tani ky çmim për 16 orë ka qenë mesatarisht 160 euro, por në këtë shumë nuk hyjnë shpenzimet tjera siç është certifikata e mjekut që kushton 20 euro, certifikata e kryqit të kuq kushton 15 euro, tërheqja e dokumenteve nga autoshkolla kushton 20 euro, testi teorik kushton 11 euro, ndërsa testi në vozitje kushton 26 euro.

Pra nëse i bëjmë një llogaritje, del se për të marrë patentë shoferin në Kosovë kushton së paku 252 euro. Por kjo kosto nënkupton se kandidati për patentë shofer nuk ka nevojë për orë shtesë dhe të gjitha testet teorike dhe praktike i kryen me herën e parë, e dihet se këtë gjë e arrijnë një numër i vogël i kandidatëve.

Por shumës minimale prej 252 euro, tashmë do t’i shtohet edhe shuma prej 128 eurove dhe kjo do të bëhet me Projektligjin e ri, i cili ende nuk ka dalë për votim në Kuvendin e Kosovës për shkak të krizës politike, por është miratuar në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Derisa në Kosovë për të marrë patentë shoferin do të kushtojë mbi 400 euro, në Amerikë, konkretisht në New York, kostoja është 100 dollarë, që i bie 90 euro. Këtë tesheshi.com e ka konfirmuar përmes një qytetari të New Yorkut, i cili punon në Kosovë, ndërsa e ka marrë patentë shoferin vitin e kaluar.

Ja pse po rritet çmim për të marrë patentë shoferin

Iniciativën për ta shtrenjtuar patentë shoferin e ka marrë Ministria e Infrastrukturës, e cila përmes rritjes së çmimit synon t’i zvogëlojë aksidentet në trafik. Por kjo është vetëm hipotetike, sepse nuk ka ndonjë hulumtim empirik, apo analizë profesionale që e ka dëshmuar këtë. Ndërsa ekspertët e telekomunikacionit në lidhje me këtë çështje kanë deklaruar se rritja e çmimit për patentë shofer nuk ndikon në uljen e rreziqeve në komunikacion dhe se siguria dhe mbarëvajtja arrihet nga institucionet përkatëse.

Me Projektligjin e ri për Patentë Shofer, i cili është miratuar në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik është shtuar numri i orëve për aftësimin e kandidatëve për patentë shofer. Me shtimin e këtyre orëve është rritur edhe çmimi prej 128 eurosh. Megjithatë për shtimin e orëve pati edhe vërejtje nga disa anëtarë të Komisionit të cilët theksuan se me rritjen e çmimit pasurohen autoshkollat dhe varfërohet xhepi i qytetarëve. Por disa prej anëtarëve thanë se nuk çon peshë shtimi i orëve, por rritja e cilësisë për siguri më të madhe në komunikacion.

Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa ka thënë se duhet të ashpërsohet kriteri për teste dhe provim, duke evituar keqpërdorimin dhe korrupsionin. Mustafa ka thënë se a janë pesë orë më shumë a më pak nuk do të luan rol.

Deputetja Sala Berisha-Shala, në mbledhjen e mbajtur të këtij komisioni ka thënë se qëllimi i ligjit është që të forcohet siguria në komunikacionin rrugor. Sipas saj, nëse shtohen edhe 100 orë teori dhe nuk forcohet kriteri i dhënies së provimit, atëherë nuk është bërë asgjë. Ajo tha se me shtimin e fondit të orëve teorike dhe praktike veç varfërohet xhepi i qytetarit, porse nuk ngritët cilësia.

Kurse, deputeti Fatmir Rexhepi tha se duhet të aprovohet propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës për shtimin e orëve në aftësimin e kandidatëve për patentë shofer. Ai tha se sa i përket kostos që e ngarkon qytetarin, nuk është për me vajtuar këtë çështje.

“Sa i përket kostos që e ngarkon qytetarin nuk është për me vajtuar këtë çështje. Shikoni vetëm veturat, kështu që nuk është ndonjë problem i madh ajo punë. Më mirë është me marrë dije e me zgjatë pak mësimin, me u bërë pak më korrekt për aftësim në siguri për tërë jetën. Me investuar pak më shumë se sa me mbajt këtë dertin tjetër social”, tha deputeti Rexhepi.

Me këtë projektligj është përcaktuar që numri i orëve për teori të shtohet nga 16 në 20 orë, kurse për mësime në praktikë është shtuar nga 16 në 30 orë. Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro e 82 centë për një orë mësim në praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 centë.

Qytetarët: Komunikacionin duhet ta rregullojë më mirë policia, e jo të rritët çmimi

Lajmi se së shpejti do të rritet për 128 euro çmimi për patentë shofer ka shkaktuar kaos në zyrat për paraqitjen e provimeve teorike dhe praktike, pasi që qytetarët tentojnë që sa më parë ta marrin patentë shoferin dhe t’i ikin shtrenjtimit.

Në zyrën ku paraqitën provimet në Prishtinë janë shkaktuar radhë të gjata, ku njerëzit presin tërë ditën për ta paraqitur provimin. Gjithashtu pronari i një autoshkolle, i ka thënë portalit tesheshi.com se ka edhe rritje të numrit të kandidatëve që janë regjistruar për të kryer orët praktike në autoshkollë.

Ndërkaq, qytetarët janë të pakënaqur me shtrenjtimin e çmimit të patentë shoferit. Ata thonë se një kosto e tillë është shumë e lartë në krahasim me pagat dhe standardin jetësor që janë aktualisht në Kosovë.

“Kjo nuk ka asnjë logjikë. Arsyeja e rritjes së numrit të orëve gjoja për të rritur sigurinë dhe profesionalizmin e shoferëve nuk qëndron, sepse ka shofer që ka vozitur për 30 vjet dhe bën aksident, pra kjo varet prej shumë faktorëve dhe 10-15 orë nëse i bën më shumë një fillestar në fillim nuk ndikojnë asgjë që ai të sillet më mirë në komunikacion. Ata që nuk janë mësuar të vozitin nuk duhet që të kalojnë provimin dhe duhet të marrin orë shtesë deri sa të bëhen të gatshëm”, thotë Kushtrim Hyseni.

Ndërsa Faik Osmani thotë se siguria në komunikacion duhet që të bëhet përmes policisë së trafikut, e jo përmes rritjes së çmimit të patentë shoferit.

“Edhe 100 orë nëse i bëjnë obliguese nuk e shmangin sjelljen e keqe të dikujt në komunikacion. Komunikacionin duhet që ta rregullojë policia me njerëz profesionistë, duke vendosur edhe shenja të komunikacionit në rrugë të ndryshme, pasi që ka vende ku nuk ka aq sa duhet shenja të tilla paralajmëruese”, thotë ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Për pastrimin e gjakut, çaji nga gjethja e arrës

Për pastrimin e gjakut, çaji nga gjethja e arrës

Nga Enkel DEMI: Në kërkim të Davidit

Nga Enkel DEMI: Festa e verës si këpucë dy numra më e vogël

Lestëri më pranë “triumfit të pamundur”, fiton ngushtësisht me Njukasëllin

Lestëri më pranë “triumfit të pamundur”, fiton ngushtësisht me Njukasëllin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni