Telefonat rezistentë ndaj ujit po përhapen gjithnjë e më shumë nga anët tona, ndërsa në Japoni ato janë diçka normale.
Sipas statistikave, nga 90 gjer në 95 për qind e telefonave të pranishëm në tregun japonez janë rezistentë ndaj ujit. Me sa duket, arsyeja është se njerëzit duan t’i përdorin kur bëjnë dush.
Telefoni i parë rezistent ndaj ujit u hodh në treg në vitin 2005, dhe pati mjaft sukses, aq sa konkurrentët filluan të bëjnë të njëjtën gjë.
Edhe kompani si LG-ja apo Samsung-u, që zakonisht nuk bëjnë telefona të tillë për tregjet ndërkombëtare, kanë filluar të përshtaten. /tesheshi.com/