Komandanti i burgut i Guantanamos, John Ring, është larguar nga detyra për shkak të “besimit të pamjaftueshëm në aftësitë e tij komanduese”, njoftoi komanda e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi u morr më 27 prill dhe zëvëndësuesi i tij u emëruar gjeneral brigade John Hussey.
Detaje te metejshme mbi arsyet e kësaj ndryshimi, nuk janë dhënë, por gjenerali Hussey tha se “ky ndryshim në komandë nuk do të rrezikojë sigurinë dhe humanizmin e mbrojtjes ligjore të të burgosurve në Guantanamo”.
I emëruar në prill 2018, komandanti Ring duhej të largohej në mes të qershorit.
Ai u shkarkua pas një hetimi një mujor, tha një zëdhënëse ushtarake për The New York Times.
Guantanamo ka aktualisht 40 të burgosur të moshës mes 37 dhe 71 vjeç
Burgu famëkeq u hap në vitin 2002 në kuadër të ndërhyrjes amerikane në Afganistan, në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Asnjë i burgosur i ri nuk është futur aty që nga viti 2008, por Presidenti Trump nënshkroi një dekret për përdorimin e mëtejshëm të burgut në janar 2018.
Shumica e të burgosurve të Guantanamos nuk janë paditur apo gjykuar kurrë. /tesheshi.com/