Policia e Podgoricës ka ngritur padi penale kundër personit 34-vjeçar J.D nga Podgorica, pas dyshimeve se në rrjetin social Facebook ka krijuar mbi 200 profile të rreme.
Nuk është përcaktuar gjinia e personit të sipërcituar, por mësohet se bëhet fjalë për një person i cili kishte vendosur fotografitë dhe emrin e bashkëqytetares së saj M.L., si foto në profil dhe në brendësi të adresës në rrjetin social Facebook.
J.D, dyshohet se me “emrin e të dëmtuarës M.L. në profilet e rrjetit social, përmes telefonit celular dhe internetit në celular, kryesisht kishte drejtuar komente dhe epitete të ashpra dhe fyese”, – thuhet në komunikatën e policisë.
“Kundër J.D. është ngritur padi penale pas dyshimeve se ka kryer vepër penale “mbledhje të paautorizuar dhe përhapje të të dhënave personale”, vijon më tej deklarata. /tesheshi.com/