Një skenë e pazakontë por dhe shumë e pakëndshme ndodhi në një restorant në Los Anxhelos.
Ndërsa Alisha Norman ishte ulur në restorantin Buffalo Wild Wings, një mi i ra mbi tavolinë.
Brejtësi ra nga tavani i objektit të hotelerisë, ndërsa Norman po ndiqte një ndeshje nga kampionati botëror i Futbollit të Grave.
Sipas saj, miu ishte gjallë kur u plandose mbi tryezë.
Menaxherja e restorantit i tha asaj se amortizimi i tavanit ishte shkaku për ngjarjen e pakëndshme.
Norman vuri në dukje se punonjësit e morën atë dhe e vendosën në një qese.
Ajo e përshkroi skenën si të tmerrshme dhe të neveritshme.
Ajo pretendon se asaj iu ofrua një vakt falas për incidentin.
Kjo përvojë e jashtëzakonshme u nda në profilin e saj në Facebook duke postuar foton me një mesazh:
“Çfarë duhet të bëjmë kur një mi bie në tryezën tënde nga tavani? Unë thjesht po përpiqesha të shikoj një lojë futbolli”.
Restoranti Buffalo Wild Wings nuk ka komentuar ende mbi këtë ngjarje. /tesheshi.com/