Një shpëtim i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tommaso Grossi të Torinos në Itali. Një skuadër zjarrfikësish kanë arritur të shpëtojnë jetën e një Pincher, i cili ka rënë nga kati i tretë i një pallati. Ata kanë arritur ta shpëtojnë duke e kapur në ajër nëpërmjet një teli.
Qeni, pasi doli nga ballkoni i një banese, qeni nisi të ‘eksplorojë’ zonën, por pa pritur e pa kuptuar, përfundoi i varur në lartësi, në mënyrë të rrezikshme.
Pronarët e tij, një çift të rinj bashkëshortësh, telefonuan menjëherë zjarrfikësit. “Ai po dridhej dhe nuk po bënte më asnjë hap që të lëvizte”,- thotë pronarja. Brenda pak minutash skuadra e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje. Ata hapën një copë të madhe në fund të ndërtesës dhe më pas u munduan që të arrinin qenin nëpërmjet shkallëve. Qeni rrëshkiti prej vendit ku ndodhej, mirëpo, u shpëtua në ajër./tesheshi.com/