Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ndodh dhe kjo në Kosovë: analiza me aparatura të skaduara!

Nga te Sheshi
15/04/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndodh dhe kjo në Kosovë: analiza me aparatura të skaduara!

Nga Bashkim Kastrati

Klinika e Biokimisë Mjekësore është duke punuar me aparatura të cilave u ka kaluar koha e përdorimit.

Në këtë klinikë vazhdojnë të kryhen analiza me aparatura, të cilat pas 5 vjetësh do të duhej të dilnin nga përdorimi për t’u zëvendësuar me të reja.

Për pasojë, aparaturat shumë shpesh kanë defekte e po ashtu servisi u  duhet të bëhet shumë më shpesh.

Prishjet e njëpasnjëshme të aparaturave në fjalë shkaktojnë pritje të gjata të kryerjes së analizave të pacientëve, numri i të cilëve arrin deri në 300 brenda një dite.

Në lidhje me këtë çështje, zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë për tesheshi.com se tashmë kjo është kompetencë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), për shkak se në fillim të vitit 2015, ky shërbim ka të ndarë vijë buxhetore nga Qeveria e Kosovës dhe është përgjegjëse për menaxhimin e tyre, përfshi edhe çështjet e laboratorit të biokimisë.

Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Shpend Fazliu, ka thënë për tesheshi.com se të gjitha aparaturat në ShSKUK, përfshirë edhe ato të Klinikës se Biokimisë Mjekësore janë në servisim.

“Derisa ato të jenë funksionale dhe mos të ketë mundësi të blihen të rejat do të jenë në përdorim. Duhet theksuar se ato janë të sigurta ngase për ketë ka testime të vazhdueshme dhe janë nen mbikëqyrje të shërbimet të pajisje biomjekesore QKUK dhe serviserve te caktuar. Tash për tash nuk mund të flitet për blerje të të gjitha aparaturave, përveç ndonjërës specifike dhe te domosdoshme ngase si e kam cekur buxheti nuk është premtues”, thotë Fazliu.

Nuk ka buxhet për aparatura të reja

Sipas zyrtarëve të Shërbimit Spitalor, për shkak të buxhetit të limituar sa i përket pajisjeve mjekësore,  nuk mund të zgjidhet problemi i aparaturave.

Kërkesat për pajisje me aparatura të tilla, por edhe aparatura të tjera të domosdoshme janë të mëdha dhe kapin vlera milionëshe, ndërsa për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) këtë vit janë ndarë vetëm 850 mijë euro.

Shpend Fazliu ka thënë se Klinika e Biokimisë Mjekësore në ShSKUK viteve të fundit është furnizuar me aparatura të reja, aq sa kanë lejuar mundësitë buxhetore, meqë buxheti që ka ShSKUK për pajisje mjekësore është shumë i vogël krahasuar me kërkesat dhe nevojat që ka klinika.

“Mundësitë për të kryer analiza ne Kliniken e Biokimisë Mjekësore i kufizon buxheti që ndahet për material shpenzues dhe për analizator cilësor. Përgjithësisht, laboratorët kanë shpenzime të mëdha dhe ne këtë aspekt duhet menduar se si te krijohen të ardhura për të mbuluar shpenzimet meqë shumë pacientë janë të liruar nga participimi për momentin dhe kjo krijon vështirësi”, thotë Fazliu, duke shtuar se një mënyrë për mbulimin e shpenzimeve është krijimi i të hyrave vetanake përmes participimit të pacientit, ose dhe sigurimeve shëndetësore dhe në këtë aspekt është duke u punuar.

Fazliu thotë se Klinika e Biokimisë ka kohë që është në shërbim ekskluzivisht të pacientëve që janë të shtrirë në Klinikat e ndryshme të QKUK dhe këtë shërbim, me gjithë vështirësitë, e kryen me sukses. Sipas tij, muajt e fundit ka filluar pranimi i një numri të pacientëve ambulantor që vuajnë nga sëmundjet kanceroze, duke u ofruar atyre shërbime laboratorike terciare, pra markuesit tumoral.

“Kemi filluar realizimin edhe të disa hormoneve për pacientët e shtrirë në QKUK dhe jemi duke punuar që këto shërbime tu ofrohen edhe pacienteve ambulantor, paraprakisht duke kërkuar modalitete të mbulimit të kostos”, ka thënë Fazliu.

Pacientët të pakënaqur me punën e laboratorëve

Vjetërsimi i aparaturave të laboratorëve ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek pacientët që shkojnë për të marrë shërbime laboratorike. Ata ankohen për shërbimet më të lehta dhe shërbimet më të thjeshta laboratorike, e të mos flasim për analiza më specifike.
Njëri nga pacientët që priste t’i merrte analizat që kishte dërguar u shpreh i pakënaqur me shërbimet që bëhen aty.

“Nuk është në rregull kjo punë kështu. Unë  erdha për t’i bërë katër lloje të analizave që janë të thjeshta dhe këtu nuk  po u bëkan të gjitha. Pra dy analiza u dashtë që t’i bëjë këtu e dy privat, e më e keqja të jap mostrën e gjakut në të dy vendet”, u shpreh ai.

Ndërsa një paciente që po ashtu priste t’i merrte rezultatet e analizave u shpreh e pakënaqur me kohën e marrjes së rezultateve të analizave.

“Më ka ndodh me bërë disa herë disa lloje të analizave në laborator të spitalit dhe është dashur të pres tri deri në pesë ditë për të marrë rezultatet dhe kjo vonese është e tepërt dhe paksa stresuese deri sa të dalin rezultatet, kur dihet se ato duhet të merren brenda një dite. Gjithashtu duhet pritur me orë të tëra për të hyrë në radhë për të dhënë mostrat për analiza.

Shpend Fazliu thotë se i kuptojnë ankesat e pacientëve, por se aktualisht këto janë kushtet që ofrohen dhe nuk ka mundësi buxhetore për të blerë aparatura të reja. Ndërsa sa i përket pritjes, thotë se kjo është si pasojë që Prishtina nuk ka spital të vetin, por qytetarët e saj duhet t’i drejtohen ShSKUK-së për shërbime që kryhen nëpër spitale rajonale.

“Sa i përket ankesave të pacientëve për mosrealizim të disa analizave të “sofistikuara” që ne i quajmë shërbime laboratorike terciare, konsideroj se pacientët kanë të drejtë si gjithmonë. Përveç vështirësive që u përmenden, këtu duhet shtuar edhe faktin se qyteti i Prishtinës nuk ka Spital të qytetit dhe të sëmurët që kanë nevojë për vizita specialistike, nga Qendrat e Mjekimit Familjar udhëzohen drejtpërdrejt në QKUK, pra ne shërbimin terciar, pa kaluar nëpër filtrin e mjekimit sekondar që do të duhej të ishte Spitali i qytetit”, theksoi Fazliu. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?
Politikë

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?
Ekonomi

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Danezët padisin Google
Sociale & Shoqëri

Danezët padisin Google

27/06/2022
Lajme të tjera
Nga Ramazan GOZEN*: Operacioni në Jemen dhe polarizimi i Lindjes së Mesme

Nga Ramazan GOZEN*: Operacioni në Jemen dhe polarizimi i Lindjes së Mesme

“Paolo Maldini”, historia e rrallë e një pikture të rrallë të Ibrahim Kodrës, dhuruar Shabanit…

“Paolo Maldini”, historia e rrallë e një pikture të rrallë të Ibrahim Kodrës, dhuruar Shabanit...

Liga e Kampioneve: Barça leksion Parisit, Porto  shokon Bayernin

Liga e Kampioneve: Barça leksion Parisit, Porto shokon Bayernin

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

2 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

3 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

4 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist