Ka ndërruar jetë në spital pas një sëmundje të rëndë, Hilmi Haradinaj babai i kryeministrit të Kosovës dhe “patriarku” i familjes së dytë me dëshmorë më shumë në Kosovë pas Jasharëve të Prekazit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, i cili njofton edhe për ceremoninë mortore.
‘’Të dashur miq, Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor në ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastë shpirti! RH’’, shkruan Haradinaj. /tesheshi.com/