Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërmarrjet publike të Kosovës, “çerdhe” të punësimeve partiake. Ja lista e militantëve rrogëtarë nga secila parti

by te Sheshi
06/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ndërmarrjet publike të Kosovës, “çerdhe” të punësimeve partiake. Ja lista e militantëve rrogëtarë nga secila parti

Nga Bashkim Kastrati

Ndërmarrjet publike janë bërë një vend ku rehatohen militantët partiakë. Zakonisht në postin e drejtorëve dhe bordeve të këtyre ndërmarrjeve janë të punësuar persona që kanë lidhje me partitë politike. Ndërsa sa i përket numrit se cila parti prinë në punësimin e militantëve të tyre, kjo varet nga periudha kohore se cila parti ka qenë apo është në pushtet. Pra këto punësime bëhen në proporcion me fuqinë politike që e ka partia në pushtet.

Një hulumtim i Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr ka treguar se shtrirja e patronazhit politik është shumë prezente edhe në ndërmarrjet publike. Sipas këtij hulumtimi, janë verifikuar 84 zyrtarë me fuqi vendimmarrëse të punësuar nëpër ndërmarrje publike (qendrore dhe komunale) të cilët kanë lidhje direkte me partitë politike. Këta persona janë punësuar në periudhën 2010-2014. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë punësimet me lidhje familjare, por vetëm ata zyrtarë që është vërtetuar me fakte se kanë lidhje zyrtare me partitë politike.

Vendosja e personave partiakë në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike ndodh për shkak të dy interesave madhore të partive politike. Së pari, kjo shërben si joshje apo shpërblim nga partia për anëtarët e saj. Së dyti, kjo shërben edhe për të afruar njerëz të tjerë në parti, pasi që partia konsiderohet nga ato “që kryejnë punë për anëtarët dhe votuesit e saj”.

Nga ana tjetër, vendosja e anëtarëve të partisë në borde drejtuese të ndërmarrjeve publike i jep fuqi partive politike që të ndikojnë në këto ndërmarrje për të shtyrë politikat e tyre, duke shtrirë patronazhin politik dhe duke realizuar interesat e tyre private dhe partiake.

Nga 84 zyrtarë të lartë sa janë të punësuar në ndërmarrje publike dhe që kanë lidhje zyrtare me partitë politike, PDK prinë me 42 zyrtarë, LDK me 22, AAK me 11, AKR me 4, LDD me 2, ish-partia ORA 1 PD me 1 dhe PSHDK me 1.

Ndër më e veçuara në këtë rrafsh është kompania publike më fitimprurëse në vend, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës – PTK. Kjo kompani, deri më 1 tetor 2014, është udhëhequr nga një drejtor ekzekutiv, anëtar i PDK-së, ndërsa vazhdon ta ketë si kryesues të bordit të saj mbikëqyrës po ashtu një anëtar nga PDK-ja.

Përmes këtij hulumtimi janë evidentuar edhe pozitat më të larta drejtuese të PTK-së dhe janë gjetur se 11 nga zyrtarët e lartë që drejtojnë PTK-në kanë lidhje direkte/zyrtare me politikën. Prej tyre tetë janë të PDK-së, një i LDK-së dhe një i AKR-së.

Punësimet në ndërmarrje publike pa kritere profesionale

Publicisti Faik Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se emërimi i anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nga Qeveria e Kosovës, realizohet përmes pazareve politike ndërmjet partive politike në pushtet dhe jo kualifikimit apo kritereve të kërkuara në bazë ligjore.

Ai thotë se vendet e preferuara për punësim, vazhdojnë të mbesin këto pozita, pasi në çdo konkurs, numri i aplikueseve është jashtëzakonisht i madh.

“Por, pavarësisht kualifikimit apo kritereve të kërkuara në konkurs, punësohet ai që preferohet nga ekzekutivi, apo kryetarët e komunave. Punësimi në Kosovë është i pamundur në qoftë se nuk shkon përmes kanalit të partive politike. Nuk ka asnjë institucion të vetëm që nuk kanë dy ose tre në pozita vendimmarrëse kyçe, të cilët në të njëjtën kohë janë anëtarë aktiv të partive politike”, thotë Krasniqi, duke shtuar se ky është problemi kryesor kur kemi të bëjmë me fenomenin e kapjes së shtetit, që është një nga indikatorët më të fuqishëm që tregon se shteti në Kosovë është kapur nga partitë politike në pushtet, dhe e vetmja mënyrë e përparimit në karrierë shkon përmes partive politike.

Krasniqi thotë se punësimi në ndërmarrjet publike, i cili kalon përmes ‘izës’ (lejes) së partive politike, sjellë dëme shumë të mëdha dhe krijon monopol në ekonominë e përgjithshme, për interesat e partive në pushtet dhe politikanëve të fuqishëm, të cilët tash e 16 vite rresht po e mbajnë peng zhvillimin e Kosovës.

Nuk ka zhvillim të ndërmarrjeve publike me militantë partiakë

Kushtrim Gashi njohës i rrethanave politike në Kosovë, ka thënë për tesheshi.com se anëtarët e bordeve po zgjedhën njerëz që përfaqësojnë direkt politiken, ku në të shumtën e rasteve ose janë njerëz që vijnë nga listat e partive politike që kanë kandiduar për deputet dhe nuk kanë fituar ose janë farefis i figurave të larta të partive politike.

Sipas tij, praktika na dëshmon që joprofesionalizmi i anëtarëve të bordeve ka ndikuar që kompani të ndryshme publike, si në nivelin qendrorë, ashtu edhe në atë lokal nuk kanë pasur përformancën e duhur.

“Anëtarët e bordeve që po emërohen nuk kanë asnjë histori në fushën, për të cilën janë emëruar për ta udhëhequr. Ka anëtar bordi që me profesion është gjuhëtar edhe pse sipas kritereve duhet të jetë ekonomist, jurist apo inxhinier i fushës përkatëse, e jo letrar sepse veç nëse thur poezi, përndryshe gjë tjetër nuk mund të zhvillon në atë ndërmarrje”, theksoi Gashi.

Ai thotë se përmes poezive dhe patriotizmit folklorike nuk zhvillohet vendi dhe se patriotizmi më i madh sot është të zhvillohen ndërmarrjet, me zhvillimin e tyre zhvillohet vendi, me zhvillimin e vendit zbutet papunësia dhe më të gjitha këto krijohet besueshmëria që të investohet në Kosovë, por tek ne aspak këto nuk kanë rëndësi.

“Vazhdimësia e absurditeti po na përcjell terë këto vite në emërimin e anëtarëve të bordeve. Njerëzit që janë emëruar nuk janë aty për shkak të plotësimit të kritereve, por për të përfaqësuar farefisin, klanin dhe partin politike”, u shpreh ai.

Gjithashtu Blerim Burjani njohës i rrethanave politike në Kosovë ka thënë për tesheshi.com se një pjesë e madhe e intelektualëve dhe gjeneratës së re dhe të pa inkuadruar në politikë kanë mbetur rrugëve të anashkaluar dhe të diskriminuar, shteti partiak po kryen punë për militantët partiakë duke u kujdesur për punësim të tyre.

“Këto borde duhet të hiqen mjafton drejtori i ndërmarrjes, fatkeqësisht jemi larg demokracisë, duhet ndryshuar ligjet të ndalen privilegjet, të reduktohen pagat e deputetëve në nivel mëditjesh sepse puna e angazhimit politik është shndërruar në rroga të cilët pamëshirshëm merren nga qytetarët, pra nga taksat”, thotë Burjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
BlackBerry hedh nw treg smarfonin Android

BlackBerry hedh nw treg smarfonin Android

Një tjetër barkë emigrantësh përmbyset pranë ishullit Kos, dy fëmijë të vdekur

Një tjetër barkë emigrantësh përmbyset pranë ishullit Kos, dy fëmijë të vdekur

Hahn lë Kosovën sërish pezull: s’jep datë për vizat

Hahn lë Kosovën sërish pezull: s’jep datë për vizat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni