Festivali i famshëm rock Glastonbury, mbajtur në Britaninw të Madhe, ndaloi shitjen e pijeve në shishe plastike.
Sipas faqes zyrtare të festivalit, këtë vit nuk do të ketë shishe plastike dhe apelohet qw vizitorët e festivalit të marrin prej tyre me vete.
Organizatorja e festivalit Emily Eavis tha se kjo nismw kishte për qëllim qw të zvogëlonte sa më shumë përdorimin e shisheve plastike, raporton BBC.
“Unë jam i kënaqur me këtë nismë dhe ne do të parandalojmë përdorimin e më shumë se një milion shisheve plastike të reja”, tha Eavis.
Festivali Glastonbury është mbajtur pwr herw tw arw në rajonin Pilton, nw Somerset, në vitin 1970, dhe përveç muzikës bashkëkohore, aty mbahen shfaqje tw tjera artistike. /tesheshi.com/