Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndarja e çmimeve: nobelistë paqeje që kërkojnë luftë!

Stokholm: mesazhet e një tresheje “në hasmëri” me Rusinë

by te Sheshi
10/12/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndarja e çmimeve: nobelistë paqeje që kërkojnë luftë!

Duke pranuar çmimin prestigjioz në Oslo të shtunën, fituesit e çmimit Nobel për Paqe – ukrainas, rus dhe bjellorus i bënë thirrje botës që të mos i dorëzojë armët në luftën “e çmendur dhe kriminale” të nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë.

Fituesit e çmimit janë tre persona nga tre vendet kryesore pjesëmarrëse në konflikt: aktivisti bjellorus Ales Byaljacki, i cili ndodhet në një burg bjellorus, organizata joqeveritare ruse “Memorial”, e shpërbërë me urdhër të gjyqësorit rus dhe Qendra e Ukrainës për Liritë Civile (ÇL).

Ata u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen për angazhimin e tyre ndaj “të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore” kundër fuqive autoritare.

“Populli i Ukrainës dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër në botë,” tha kreu i Qendrës për Liritë Civile (ÇL), Oleksandra Matviychuk. “Por paqja në një vend të sulmuar nuk mund të arrihet duke hedhur armët. Kjo nuk do të ishte paqe, por pushtim,” tha ajo.

E themeluar në vitin 2007, ÇL, e drejtuar nga Matvyichuk, dokumenton krimet e luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë: shkatërrimi i ndërtesave të banimit, kishave, shkollave dhe spitaleve, bombardimet e korridoreve të evakuimit, zhvendosja e detyruar e popullsisë, tortura, krimet…

Në një intervistë me AFP pak para ceremonisë së çmimit, Matviychuk tha se e shkroi fjalimin nën dritën e qiririt për shkak të bombardimeve të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Në nëntë muajt e pushtimit rus, ÇL numëroi, sipas saj, “më shumë se 27,000 episode” të krimeve të luftës, dhe kjo është “vetëm maja e ajsbergut”.

“Lufta i kthen njerëzit në numër. Prandaj, të gjitha viktimat e krimeve të luftës duhet të kenë një emër,” tha ajo.

Ambiciet pushtuese të Putinit

Matviychuk, me një zë që humbiste herë pas here për shkak të vrullit të emocioneve, mbajti një fjalim në sallën e qytetit në Oslo, i zbukuruar me trëndafila siberianë.

Ajo përsëri bëri thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare që do të gjykojë “Putinin, (aleatin e tij, udhëheqësin bjellorus Aleksandër) Lukashenko dhe kriminelët e tjerë të luftës”.

Laureati rus i Çmimit Nobel për Paqe, Presidenti i “Memorial”-it, Ian Rachinsky dënoi “ambiciet pushtuese” të trashëguara nga BRSS që “lulëzojnë ende sot”.

“Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin ka ndryshuar kuptimin historik të luftës antifashiste në favor të interesave të veta politike. Që tani e tutje, rezistimi ndaj Rusisë është i barabartë me rezistencën ndaj fashizmit,” tha ai.

Manipulimi i informacionit rezulton në një “justifikim ideologjik të agresionit të çmendur dhe një luftë kriminale kundër Ukrainës”, tha ai, pavarësisht ndalimit të Moskës për të kritikuar publikisht pushtimin.

I themeluar në vitin 1989, “Memorial”-i ka punuar për dekada për të hedhur dritë mbi krimet e kryera nën regjimin totalitar të Stalinit, si dhe për të ruajtur kujtimin e viktimave të tij, por edhe për të mbledhur informacion mbi shkeljen e lirive dhe të drejtave në Rusi.

Në kuadër të shtypjes së opozitës dhe medias, shoqata joqeveritare u shpërbë në fund të vitit 2021 nga sistemi gjyqësor rus, i cili gjithashtu urdhëroi sekuestrimin e gjithçkaje në zyrën e Moskës më 7 tetor, pikërisht ditën kur u shpallën fituesit e çmimit Nobel për Paqen.

“Sot, numri i të burgosurve politikë në Rusi është më i madh se numri i tyre total në të gjithë Bashkimin Sovjetik në fillim të periudhës së Perestrojkës në vitet 1980,” vuri në dukje Rachinski.

“Diktatura ndërkombëtare”

Fituesi i tretë i Nobel-it, Ales Bjaljacki, një aktivist civil bjellorus dhe ish i burgosur, i njohur për punën e tij me organizatën joqeveritare, Qendra për të Drejtat e Njeriut “Pranvera”, ndodhet në burg që nga korriku i vitit 2021.

Në pritje të një gjyqi ku ai përballet me deri në dymbëdhjetë vjet burg për “kontrabandë” parash në dobi të opozitës bjelloruse, aktivisti 60-vjeçar nuk u lejua të mbante fjalimin e tij të pranimit në ceremoninë e sotme të çmimit Nobel.

Përfaqësuesja e tij në ceremoni, gruaja e tij Natalia Pintçuk, u desh të mjaftohej duke thënë vetëm disa nga fjalët e tij, veçanërisht ato që bënin thirrje për një kryengritje kundër “diktaturës ndërkombëtare”.

“Qëllimi i Rusisë është të vendosë një “diktaturë vasale” në Ukrainë, njësoj si në Bjellorusinë e sotme, ku zëri i popullit të shtypur shpërfillet, ku ka baza ushtarake ruse, ku varësia ekonomike është e madhe dhe ku rusifikimi kulturor dhe gjuhësor është i pranishëm kudo. Mirësia dhe e vërteta duhet të jenë ende në gjendje të mbrojnë”, tha Bjaljacki përmes gruas së tij.

Në Stokholm, ku të shtunën ndahen edhe çmimet e tjera Nobel (për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi), këtë vit në ceremoni do të marrin pjesë 26 fitues.

Përkatësisht, për shkak të epidemisë së Covid-19, laureatët e vitit 2020 dhe 2021 nuk mundën të udhëtonin në kryeqytetin e Suedisë për të marrë çmimet e tyre dhe një çek prej 10 milionë koronash (rreth 900,000 euro). /tesheshi.com/

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Next Post
Serbët qëllojnë Policinë e Kosovës në veri

Serbët qëllojnë Policinë e Kosovës në veri

Vuçiç, kërkesë KFOR-it për kthim në Kosovë

Vuçiç, kërkesë KFOR-it për kthim në Kosovë

Kurti, “flakë për flakë” ndaj Beogradit

Kurti, “flakë për flakë” ndaj Beogradit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni