Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Napoli ka një problem me historinë: thjesht fare, e ka me tepricë

by te Sheshi
24/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Napoli ka një problem me historinë: thjesht fare, e ka me tepricë

Varreza greke, rrënoja romake, kështjella mesjetare, kisha të Rilindjes… ka më shumë nga ç’mund të mbajë një qytet dhe disa vendndodhje duket e pashmangshme të mos mirëmbahen- deri në momentin që vendas të pasionuar e marrin problemin në duart e tyre.

Këta rojtarë-restaurues mund të gjenden kudo në qytetin e Napolit. Njëra prej tyre Maria Corbi, eksperte në historinë e artit gjatë ditës menaxhon instalacionet në 11 stacione metroje në qytet. Por gjatë natës (po ashtu edhe gjatë mbrëmjeve dhe në fundjavë), ajo është anëtare themeluese e Shoqatës SMMAVE që aktualisht po restauron një kishë të braktisur në lagjen e lënë pasdore të Vergini Sanità.

“Vergini është kaq e pasur me histori, me shpirt”, tregon Corbi. “Ka qenë një zonë varrezash dhe konventesh, një vendndodhje tepër shpirtërore nga kohë të lashta”.

Reputacioni modern i lagjes është më pak i denjë. Vergini shpesh lidhet me krimin dhe varfërinë, dhe zakonisht nuk shfaqet në broshurat turistike. Por falë shoqatave si SMMAVE, diçka e tillë po ndryshon.

SMMAVE janë inicialet e “Santa Maria della Misericordia ai Vergini”, kishës së shekullit të 16-të që mori përsipër si fillim të restauronte. Kisha ka qenë dikur pjesë e një kompleksi spitalor për urdhërat fetarë. Por në kohën kur në skenë hyri SMMAVE, ajo ishte e braktisur prej dekadash. Kapela e nëndheshme ishte aq e mbushur me mbeturina saqë vullnetarët nuk mund të zbrisnin shkallët. “Duhet të kesh pak vizion”, thotë Corbi duke pranuar se fillimisht nuk mund të hamendësoje potencialin në gjithë atë rrëmujë.

Vullnetarët dhe studentët ndihmuan në pastrimin dhe riparimin e Santa Maria della Misericordia ai Vergini. 

Së bashku me bashkëthemeluesit e shoqatës, artistët Christian Leperino dhe Massimo Tartaglione, ata zgjidhën problemet me ujin dhe ajrosjen, sheshuan grumbullin e mbeturinave dhe menaxhuan male me dokumente së bashku me restaurimin. Ata u përballën me disa të papritura si p.sh kur gjetën afreskun “Pietà” varrosur poshtë mbeturinave në kapelën e nëndheshme.

Corbi përdori përvojën e saj si historiane arti për të mbledhur së bashku pjesët e historisë së kishës, duke gjurmuar afreskun e dëmtuar e të zbehur nga koha tek artisti Leonardo Olivieri, piktor i shekullit të 18-të. Stukimet në kishën kryesore me gjasa janë krijuar nga një tjetër artist napoletan, Bartolomeo Granucci. Por, kjo është e vështirë për të pasur siguri, pasi të dhënat për kishën u gjetën në të njëjtat kushte si edhe ndërtesa.

Për fat të mirë, ata nuk ishin vetëm, pasi u mbështetën nga vullnetarë në lagje si dhe studentë të Arteve dhe Arkitekturës. Së bashku, ata e pastruan, kërkuan të dhënat dokumentare dhe e riparuan kishën, e pas dy vjetësh ajo u rihap si një qendër për artin bashkëkohor.

Nuk bëhet fjalë për një operacion tërësor plastik: Santa Maria ende e tregon moshën që ka. Por qëllimi u arrit: kisha mbeti gjallë si qendër për aktivitete komunitare, programe për fëmijët dhe trajnime artistike.

Lagjia Vergini është ndërtuar mbi një varrezë që daton në shekullin e 14 para erës sonë, kur Napoli ishte qyteti antik grek Neapolis. Sipas arkeologëve lokalë, vendi ishte po aq domethënës sa ç’është edhe sot.

“Këto monumente shënonin varret e aristokracisë së Neapolisit të lashtë – njerëz me ndikim të një prej qyteteve më të mëdha dhe më të rëndësishëm në Mesdhe”, thonë arkeologët. Ky status nuk zgjati shumë. Ndërsa kaluan shekujt, varreza u zhduk poshtë shtresave të përmbytjeve dhe mbetjeve të ndërtimit. Tani përbën një katakomb të pavënë re, rreth 8 deri në 10 metra poshtë qytetit.

Për pak kohë, dhomat e përmbytura u përdorën si cisterna, por një epidemi kolere në vitin 1880 bëri të mbyllen burimet dhe nekropoli u harrua. Njëqind vjet më pas, një tërmet rishfaqi vendvarrimet poshtë lagjes Vergini.

Arkeologët kanë shpenzuar më shumë se 20 vjet duke gërrmuar varrezën antike. Në vitin 2001, u gjendën fondet për ta bërë atë të vizitueshme.

Me 1 kilometër ende të pazbuluar, nekropoli përfaqëson një aventurë të madhe. Por problemi nuk qëndron tek përkushtimi, por tek paratë. Edhe pse lagjia Vergini ka nisur të lulëzojë, është ende e panjohur. Vizitat turistike gjenerojnë pak të ardhura.

Ujëmbledhësi i Augusta-s dikur shtrihej 100 kilometra në të gjithë Italinë e Jugut. Rruga më e mirë për të nxjerrë vendndodhje të tilla nga harresa është bashkëpunimi.

Zona është e pasur me grupe kulturore që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Përgjatë dy vjetëve, puna e tyre ka nxitur krenarinë mes qytetarëve të zonës, duke përfshirë komunitetin në zhvillimin e turizmit.

Qëllimi është zhvillimi, nxjerrja e lagjeve të tilla nga varfëria dhe rikrijimi përmes publicitetit i këtyre vendeve antike historike dhe kulturore. Shoqatat po punojnë që ta përfshijnë zonën në hartën turistike. Emrat që janë zbehur me kalimin e kohës tashmë janë rishfaqur në kujtesën kolektive vendase dhe, nëse punohet po kaq fort, ato do të mbeten edhe në kujtesën e shumë vizitorëve.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Valverde gjithnjë e më pranë Barcelonës, lë detyrën te Bilbao

Valverde gjithnjë e më pranë Barcelonës, lë detyrën te Bilbao

Facebook, Messenger dhe Instagram me njoftim të përbashkët

Facebook, Messenger dhe Instagram me njoftim të përbashkët

Presidenti amerikan viziton Vatikanin, shtrëngon duart me kritikun e tij

Presidenti amerikan viziton Vatikanin, shtrëngon duart me kritikun e tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni