Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Namik Ajazi: E papranueshme që filmi i fundit shqiptar për fëmijë të jetë “Një gjeneral kapet rob”

by te Sheshi
05/12/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Namik Ajazi: E papranueshme që filmi i fundit shqiptar për fëmijë të jetë “Një gjeneral kapet rob”

Nga Bardha Nergjoni

Kanë kaluar 20 vjet dhe në Shqipëri ende nuk mendohet e jo më të prodhohet një film për fëmijë. Namik Ajazi, regjisor i njohur, ngre sërish zërin e domozdoshmërisë së filmave për fëmijë ku aktorët të flasin nga realiteti shqiptar.

Edhe pse prej 10 vjetësh drejton një festival filmi për fëmijë, ai thotë me keqardhje se shqiptarët nuk mendojnë drejt ndaj më të vegjëlve. Madje ai ngre shqetësimin se fëmijët shqiptarë shohin kartonat japonezë që kanë dhunë, ndjekin në kinema filmat e të rriturve dhe rriten në ambient të dhunshëm.

Nuk merr Europën si shembull por Amerikën që ka industrinë më të madhe të filmave për fëmijë.

“Filtrat që përdorin amerikanët për ato çfarë shikojnë të vegjlit duhet të jetë shembull për të rritur një rini të shëndetshme”, këshillon Ajazi.

Drejtor ekzekutiv i Giffoni Film Festival, Ajazi thotë se janë bërë përpjekje për të nxitur prodhimin e filmit për fëmijë por nuk ka pasur interes nga autorë e skenaristë.

Ajazi, ju sillni festivalin e 10 të filmit për fëmijë dhe të rinj, por ende me filma të huaj. Pse nuk prodhohen më filma shqiptarë për fëmijë?

831_001

Kemi ardhur në 10-vjetorin e Giffoni Film Festival me shumë arritje, por për fat të keq me mungesën e filmave shqiptarë edhe në këtë edicion. Filmi Një gjeneral kapet rob, ka qenë edhe filmi i fundit shqiptar për fëmijë. Giffoni e ka selektuar këtë film në vitin 1988 dhe i ka dhënë edhe  një çmim. Nga ajo kohë nuk është prodhuar më film për fëmijë, pra nga koha kur kinemaja doli jashtë kornizës së propagandës së shtetit. Nuk ka pasur më interes nga producentët dhe skenaristët. Ne kemi tentuar të japim edhe një lloj mbështetjeje, një lloj çmimi për nisma të tilla, por nuk patëm ndonjë prurje të suksesshme dhe kjo gjë ngeli këtu. Jemi munduar të sjellim filmat më të mirë për moshën dhe problemet.  Ne sjellim këtë edicion 12 filma, prodhimet më të mira të kinemasë botërore. Tema të emigracionit, përballja me sëmundjet e vështira, të punëve të parakohëshme e deri tek temat e aparteidit e racizmit.

Në fakt problemet ngjajnë, por nuk janë të ngjashme realitetet apo jo?

Problemet janë të ngjashme, por realitetet jo. Nxitja e iniciativave kërkon mbështetje nga  struktura shtetërore. Ka disa tentativa për filmin e animuar të piktorë-regjizorëve që mundohen të mbajnë gjallë këtë zhanër, por filmi artistik mungon tashmë prej shumë vitesh.  Tema më e vështirë për t’u trajtuar për vëmendjen që kanë aktivitete të tilla. Ka paradosk pasi ne si prindër bëjmë çdo gjë për fëmijët tanë, madje i plotësojmë edhe ndonjë tekë, ndërkohë kur bëhet fjalë për këto aktivite, si institucionet shtetërore ashtu edhe vetë shoqëria nuk bëjnë asgjë. Kinematë nuk kanë filma për fëmijë. Po t’i ndiqni fëmijët e të diskutoni me ta pasi kanë parë një film të moshës, do të shikoni çfarë efekti kanë. Filma të tillë nxisin fantazinë. Nesër këta fëmijë do të jenë mjekët, artistët, inxhinierët shqiptarë prandaj duhet menduar më thellë edukimi i tyre.

xhifoni

Kinematë dhe televizionet ofrojnë filma për të rritur, ndërkohë që ekrane të orientuara kanë filma të dhunshëm. Sa do të ndikojë në formimin e tyre?

Nuk jam i pari dhe i vetmi që e them që fëmijët ndjekin shumë dhunë në televizor, madje edhe në kinema. Ne nuk e kemi atë filtrin që duhet të jetë patjetër për moshat e mbrojtura. Nuk mund të rrisësh një fëmijë qysh tre vjeç duke parë dhunë. Sigurisht që ka efekte të bukura por këto filma nuk i përshtaten moshës. Edhe filmat me kartona, kryesisht ata japonezë, transmetojnë dhunë. Mund të jenë shumë interesante me efekte por kanë dhunë, vrasje, gjak, duke ndikuar keq tek të vegjlit. Fëmija do të ndeshet me këto fenomene dhe nuk ka pse i  merr në një moshë kaq të vogël. Filmat duhet të shkojnë në koherencë me moshën e tyre. Po t’i shikosh edhe sot klasikët, janë riprodhuar me dhjetra herë edhe nga studio prestigjoze si Wolt Disney etj,. Sigurisht që në filmat e orientuar drejt fëmijëve nuk mungojnë trajtimi i temave si bashkëjetesa, mosdiskrinimi, eksperiencat seksuale pse jo, nuk janë tabu por duhet të vijnë në masën dhe në një lloj filtri që është shumë i këshillueshëm.

Vetë Giffoni ka një eksperiencë në Hollivud nga viti 2005 deri në 2008 ku vetë amerikanët nuk lejonin asgjë jashtë edukatës apo problematikës që duhet të përballet një fëmijë. Ata e bënin përzgjedhjen me shumë kujdes. Nëse në Europë ka liri dhe një lloj hapsire më të gjërë, amerikanët ishin shumë më të kujdesshëm dhe jotolerantë në këtë drejtim. Nuk lejohej dhunë, skena seksi të ekzagjeruara dhe derivate që hyjnë tek dhuna psikologjike.

2172

 Ju ngritët edhe një problem tjetër në Shqipëri, zhdukjen e kinemave…

Për fat të keq, në rrethe gjithmonë e më shumë kinematë po zhduken. Tirana ka 5 kinema por shumica e qyteteve të mëdha nuk e kanë. Kështu Durrësi nuk ka, Elbasani po ashtu, Korça që ka një traditë gati 100-vjeçare e ka inegzistente, Vlora e Shkodra po ashtu. Me vështirësitë jemi përballur edhe ne aq sa drejtori ekzekutiv i Giffoni-it, Klaudio Gupitozi, me këshilloi të kufizohesha në Tiranë, por unë vendosa të vazhdoj edhe në 6 qytete pasi nuk mund t’i kufizoj nga e drejta për të parë filmat për fëmijë, të vegjëlit e të rinjtë që jetojnë jashtë kryeqyteti. Edhe ata kanë të drejtë të shohin kinemanë e tyre, edhe pse në shumë raste jemi spostuar në teatër. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Tërmet në Bundesligë: Bayern Mynih pëson humbjen e parë pas 15 javësh

Tërmet në Bundesligë: Bayern Mynih pëson humbjen e parë pas 15 javësh

Merida rrëmben lojtarin e pezulluar (video)

Merida rrëmben lojtarin e pezulluar (video)

Nga Fatos LUBONJA: Dua të jetoj në një Shqipëri normale (viti 1996)

Nga Fatos LUBONJA: Dua të jetoj në një Shqipëri normale (viti 1996)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni