Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

    Përvjetori i Nagasakit: Armët bërthamore, kërcënim real!

    Përvjetori i Nagasakit: Armët bërthamore, kërcënim real!

    Rikthimi i tensionit azero-armen, Erdogan flet si fitues lufte

    Rikthimi i tensionit azero-armen, Erdogan flet si fitues lufte

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nafta dhe gazi i Edi Ramës në Stamboll: ja pse Athina e mban të trazuar politikën shqiptare

Nga te Sheshi
12/07/2017
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Nafta dhe gazi i Edi Ramës në Stamboll: ja pse Athina e mban të trazuar politikën shqiptare
12
SHPËRNDARJE

Fjalimi i Edi Ramës në Samitin Botëror të Naftës në Stamboll, realisht ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të luftës kaq të skajshme politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 qershorit;, si dhe betejën për jetë a vdekje politike ndërmjet kreut të PS-së dhe shefit real të LSI-së, Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Mandati i dytë për Edi Ramën, duket se parashikohet më i sheshtë se ai i pari që ishte pak a shumë me të përpjeta e kthesa.

Dhe arsyeja është vetëm njëra: hidrokarburet.

Në zonën e Shpiragut në Berat është zbuluar një rezervuar i madh naftëmbajtës, dhe ç’është më e rëndësishmja është zbuluar edhe një depozitë e madhe gazi natyror.

Të dhënat kanë ardhur nga një kompani shumë e fuqishme botërore që punon në Berat që prej vitit 2013 dhe që tani është gati të nisë punën për të vjelur frytet.

Bëhet fjalë për Shell-in e famshëm holandez, i cili është edhe aksioner i gazësjellësit TAP.

Edi Rama deklaroi në samitin e Stambollit që kompanitë e mëdha të naftës dhe të gazit janë të ftuara të investojnë në Shqipëri, ku sipas tij jo vetëm ka naftë me bollëk, por janë zbuluar edhe sasi të konsiderueshme gazi.

I gjithë ky rezervuar që mund ta fusë Shqipërinë në listën e shteteve të rëndësishme, si përshembull Rumania, që është nxjerrëse e madhe nafte, duket se ka qenë realisht faktori që ka shërbyer si detonator për të ngritur temperaturat e Tiranës politike.

Nga njëra anë Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët kanë qenë në dijeni të plotë të kërkimeve të Shell-it, të nisura që kur PD-LSI qeverisnin bashkë, luftuan egërsisht me të gjitha mënyrat që të mos lejonin Edi Ramën të marrë një mandat të dytë si kryeministër; dhe nga ana tjetër, kreu i qeverisë rrezikoi gjithçka duke kërkuar “timonin” vetëm për të qeverisur 4 vjet ku siç thotë Rama “do të bëjmë katërfishin dhe do të investojmë 1 miliardë dollarë”.

Shumë vetë i panë këto premtime si fjalë në erë të hedhura në fushatë, por pas fjalimit të Stambollit duket se kryeministri shqiptar nuk ka folur kot.

Thjesht një ilustrim paksa protokollar mund të vizatojë rëndësinë e rritur të faktorit shqiptar në samitin botëror të naftës, kur në një ambient pushimi, u takuan Presidenti i Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan, vendi strategjik i kryeqëzimit të shumicës së gazsjellësve strategjikë; presidenti i Azerbaxhanit, Ilham  Alijev, vendi i të cilit është fuqi e madhe prodhuese e gazit; kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, vend i cili ka kyçet e porteve të Burgas dhe Aleksandropulos nga ku nisen gazësjellësat; Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vend ku do të kalojë “Rryma Turke”; si dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vend ku ankorohet gazësjellësi TAP, por që në samit shkoi më dy lajme të mëdha: rritjen e kapacitetit prodhues të naftës dhe gazit në Shqipëri.

E thënë me fjalë të thjeshta, Shqipëria kthehet në rëndësinë e viteve ‘30 ku Italia e pushtoi për naftën, si dhe viteve ‘50 ku rusët donin kontrollin dhe menaxhimin e puseve shqiptare.

Por ka edhe më. Edi Rama nuk ka folur për zonat e pasura me gaz. Një vit më parë, Reuters shpallte blerjen e aksioneve të kompanisë kanadeze Petromanas nga Shell, dhe aty kjo agjenci lajmesh fliste për vendburimin e Delvinës.

Ky vendburim që parashikohet të jetë shumë i pasur, lidhet si damar me detin Jon, ose thënë shkoqur me zonën midis Ksamilit dhe Korfuzit, ku ekspertët theksojnë se ka një megarezervuar gazi.

Pikërisht për këtë zonë përplasen prej vitit 2009 Shqipëria dhe Greqia.

Këtë pjesë Athina e mori sipas Paktit Detar që u firmos nga Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis në 2009-n, por që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Athina nuk ia ka falur këtë Edi Ramës, i cili firmosi padinë drejt Kushtetueses dhe për 4 vjet në krye të qeverisë nuk pranoi të kthehet prapa 1 milimetër.

Greqia hyri deri në politikën e brendshme duke ftuar Ilir Metën në Athinë dhe e shpalli atë si “njeriun e paqes mes dy vendeve”, ndërsa Ramën e dizenjoi si “shejtan” që kërkon konfliktin, mbi të cilin ranë dhe mallkime priftërinjsh, ndonëse për të tjera arsye.

Sakaq, për naftën dhe gazin shpjegohet edhe “vëllazëria” Erdogan – Ramën, të cilët duket tashmë se kanë lidhur një pakt afatgjatë me njëri-tjetrin dhe çdo ditë më shumë po del se kjo marrëdhënie është mëse strategjike.

Nuk është rastësi projekti i aeroportit të Vlorës, linjës Albanian Airlines me ndihmën e pakursyer të kompanisë më të madhe në botë Turkish Airlines dhe zgjerimi i portit të Vlorës.

E që ta lidhim me zgjedhjet. Jo më kot Partia Socialiste e shpalli si shumë të rëndësishme fitoren në Delvinë në zgjedhjet e 25 qershorit, sikur të kishte fituar Jeruzalemin.

Duket se Edi Rama ka shkuar në Stamboll me një torbë të madhe ofertash, sikur të ishte një kryeministër i vendeve të pasura të Kaukazit.

Sipas të gjitha gjasave nuk bëhej fjalë për naftën e gazin që do të nxirret nga Shpiragu, të cilën tashmë e ka “akaparuar” gjigandi Shell, i cili vetëm një vit më parë shpalli investimin e 72 milionë eurove në kërkim, pikërisht në Berat; por bëhet fjalë për zonën e Jugut, Delvinën dhe pjesën detare të Korfuzit, aty ku grekët kanë nisur gërmimin në anën e tyre, duke sjellë edhe një kompani norvegjeze.

Nuk dihet se kush do ta pranojë ofertën e Edi Ramës për të nisur shpimet pranë Ksamilit në anën shqiptare, por ka shumë gjasa që të jenë turqit e kompanisë shtetërore të Hidrokarbureve.

E nëse ndodh kjo, e gjithë panorama e luftës politike nga viti 2009 e këtej do të bëhet më e qartë. Dhe që duket se nuk ka pasur vetëm palë shqiptare, pasi nga njëra anë kanë qenë Athina me aleatët e saj, Berishën dhe Metën, dhe nga ana tjetër Erdogan me Ramën. Aleancë kjo e fundit, dukshëm e nisur që kur PS ishte në opozitë.

Jo më kot ishte Athina, por edhe Sali Berisha në Parlament që foli për ndërhyrjen e “një pale të tretë” tek rrëzimi në Kushtetuese i Paktit Detar me Greqinë, Turqisë së Erdoganit. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?
Amerika

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)
Konflikti

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm
Politikë

Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm

09/08/2022
Lajme të tjera
Sadiku i jep fund “shëtitjeve”, firmos me Legian e Varshavës

Sadiku i jep fund “shëtitjeve”, firmos me Legian e Varshavës

Kjo është gruaja e parë në histori që lindi tetë-njakë (foto)

Kjo është gruaja e parë në histori që lindi tetë-njakë (foto)

Rama, ftesë për “bashkëpunëtor sigurimi” në denoncimin e tepsixhinjve

Kryeministri bën "gjyq publik", jep 100 emrat punonjësve të denoncuar nga qytetarët

TË FUNDIT

The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

2 orë Më parë
Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?

Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?

2 orë Më parë
Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

3 orë Më parë
Vatikani, një Kardinal për Amazonën

Vatikani, një Kardinal për Amazonën

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022
Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist