Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, është përpjekur të argumentojë fetarisht mbajtjen e xhamive mbyllur dhe për Fiter Bajram. Sipas tij, ruajtja e shëndetit dhe e jetës është urdhër nga Zoti.
“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik i kemi kryer të gjitha lutjet në ambiente familjare. I kemi shndërruar shtëpitë në xhami. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe nga porositë e pejgamberit tonë të dashur, Muhamed Mustafasë, si dhe nga mësimet dhe praktikat e hershme të mjekëve myslimanë”.
Sipas njohësve të fushës, pandemia po shkon drejt fundit,por virusi është ende ne mesin tonë, prandaj na duhet ende durim që të dalim me sa më pak pasoja nga virusi. Nëse keni kuptuar drejt dhe keni mësuar virtytet që jep agjërimi për besimtarët atëherë duhet të jemi të durueshëm ngase agjërimi është simbol i durimit dhe qëndrueshmërisë”, tha i pari i muslimanëve në Kosovë në një mesazh në ditën e fundit të Ramazanit.
Ai madjeë këshilloi distancim social mes besimtarëve, edhe në kuadër të festës.
“Shmangni vizitat që bëhen për Bajram sepse rreziku s’ka kaluar ende. Me disiplinën tonë mund të bëjmë që të zvogëlohet”, tha Myftiu Tërnava. /tesheshi.com/