Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muzeu Pitt Rivers në Oksford: vendi i 500 mijë çudive që magjepsin vizitorët

by te Sheshi
11/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Muzeu Pitt Rivers në Oksford: vendi i 500 mijë çudive që magjepsin vizitorët

Copa 30 centimetra e gjatë me lëkurë peshkaqeni, e shpalosur në një tavolinë, ka një histori për të treguar. Më shumë se 240 vjet më parë, ajo është përdorur  – rregullisht nga sa duket prej pamjes së saj të ronitur-  nga persona ende të panjohur në arkipelagun polinezian Tonga për të zbutur sipërfaqen e dajakëve prej druri, enëve dhe sendeve të tjer prej druri. Mund ta quash një objekt gjysmë grabitqar, gjysmë letër zmerili.

Gjithashtu, ajo ka udhëtuar shumë larg. Sot gjendet në Angli, në muzeumin e projektuar si një vend magjik, Pitt Rivers, ku ajo e ndan shtëpinë me dhjetëra objekte të tjera të mbledhura nga kapiteni Cook në tre udhëtimet e tij në Paqësor gjatë fundit të viteve 1700. Rreth e rrotull qëndrojnë ornamente të çuditshme, havanë ushqimorë, grepa peshkimi dhe varëse me kocka zogjsh. Në të djathtë qëndron një flaut i gdhendur me shije delikate nga bambuja që vjen nga Vanuatu.

Jemi në tokën e përbindshave misteriozë që presin poshtë ujërave shkëlqyes, maleve të lartë ku ndërrohen njëqind hije të së kuqërremtës në pemët e shqopës, dhe të mos harrojmë kështjellat thepa-thepa dhe ndërtesat e tjera joshëse.

Kutia e madhe e ekspozimit, e sapohapur në vitin 2016, për të shfaqur të ashtuquajturin koleksion të udhëtimeve të Cook, është shtesa më e fundit në një muzeum që tërheq në fakt, vetëm një fraksion të vëmendjes ndërsa qëndron përkrah ikonave të Oksfordit, si bibilioteka apo vendi akademik  i shekullit të 16-të, kolegji i kishës së Krishtit, por që nuk surprizon më pak.

Muzeumi në vetvete është një çudi. I aksesueshëm vetëm përmes një porte të harkuar të fshehur në fund të sallës kryesore të muzemit të Historisë së Natyrës së Oksfordit, dhoma e ndriçuar pak është e mbushur me rafte plot me kurizitete nga e gjithë bota.

Koleksioni përmban rreth 500 mijë objekte, afërsisht 400 mijë prej të cilave janë të ekspozuara, ndërsa pjesa tjetër e arkivuar jashtë vëmendjes së publikut. Të hysh në këtë muze çudish,  duket sikur po hyn në një depo magazinimi eksentrike të epokës viktoriane.

Që në të vërtetë, është pikërisht kështu. Muzeumi u themelua në vitin 1884 nga një njeri me shije të sofistikuara i quajtur lejtnant-gjeneral Augustus Henry Lane-Fox Pitt Rivers, një officer aristokrat i ushtrisë angleze me një interes të madh për etnologjinë. Si i tillë, ai ishte një koleksionist i pangopur si i objekteve ekzotike ashtu edhe atyre të jetës së përditshme nga e gjitha bota, dhe muzeumi nisi me një raft të thjeshtë ekspozimi për 22 mijë objektet e koleksionit të tij personal antropologjik. Që prej asaj kohe, muzeu është rritur në një galeri jo-konvencionale prej tre katesh: një depo e të çuditshmes dhe të mrekullueshmes.

Ajo që bën atë të pazakontë, perveç rafteve të mbushura plot dhe ndriçimit të zbehtë (në hyrje mund të pajisesh si me lente zmadhuese ashtu edhe me pishtarë) është mënyra sesi paraqiten koleksionet e tij.

Në vend që të jenë të rregulluara sipas epokës apo gjeografisë, objektet janë të grumbulluara sipas qëllimit ose përdorimit. Ideja është që vizitorët të mund të krahasojnë në një vend të caktuar grupet e objekteve – kukulla, këpucë dëbore, mbulesa koke, heshta gjuetie – nga kohë të ndryshme dhe të shpërndara në vende të largëta nëpër botë.

Forma Humane e paketuar në raftet e artit, për shembull, përfshin gjithçka nga një kopje-kukull prej druri e mbretëreshës Viktoria me pamje arrogante, krijuar në Nigeri deri tek një figurinë fantazmë e gdhendur në kockë nga ishujt Solomon.

Një seksion i titulluar “Harpat” përfshin një ukulele nga Havaji, një violin me tre tela nga Ekuadori dhe një mandolinë të përdorur nga një ushtar britanik në llogoret e luftës së parë botërore, mes dhjetëra instrumentesh të tjerë.

Shpesh është e vështirë të përvetësosh gjithçka që sheh. Në kabinetin e tmerrshëm të trajtimit të armiqve të vdekur, pranë një grupi kafkash të ruajtura, shfaqen gjashtë koka të rrudhura njerëzish nga Amerika e Jugut, me flokët dhe qerpikët ende në vendin e tyre. Gjetkë, mund të zbulosh një qese duhani të bërë me lëkurën e këmbës së albatrosit, një bllok djathi drerësh një-shekullor nga Norvegjia, si dhe një “kagoule” krijuar tërësisht nga të brendshmet e fokave të detit.

Nuk ka nisje apo fund, dhe koleksioni nuk ka për synim që vizitorët ta shohin vetëm me një rrugëtim përmes rafteve. Në të vërtetë, vizitorët mund të enden aty çdo ditë për një muaj dhe ende nuk mund ta mbulojnë të gjithë llojshmërinë e sendeve të paraqitura. Poshtë rafteve ka sirtarë të vulosur, rafte në tavan dhe ekspozita të tëra të vendosura në nivelin e nyjes së këmbës. Shumë nga etiketat janë të vogla dhe me shkrim dore. Është një muzeum që kërkon zvarritje, shkrydhje dhe eksplorim të detajuar.

Objekti më i madh në koleksion është një totemë spektakolare 11 metra e gjatë e gdhendur prej drurit të vetëm një kedri të kuq, punuar në ishujt Haida Gwaii në vitin 1882. Në majë qëndron një ari bretkoca-ngrënës që vështron nga gjysma e zbehtë e muzeumit, ende me dhëmbët e nxjerrë egërsisht dhe me sytë prej bishe që kishte 135 vjet më parë kur u gdhend.

Jo të gjitha koleksionet datojnë kaq herët. Sipër totemit, janë katër parzmore nga Papua, Guinea e Re, marrë në vitin 2002 të cilat janë të dekoruara me personazhin komik bashkëkohor të Fantazmës. Gjithashtu, pranë qaforeve burmeze dhe unazave të buzës nga Afrika Qendrore në kabinetin e riformësimit, varet një implant gjoksi prej silikoni.

Natyra e muzeumit vë në dukje se koleksionet e tij janë blerë e nuk janë vjedhur apo rrëmbyer, secili objekt ka një meritë dhe një histori për të treguar.

Vetë Pitt Rivers, duke qenë ushtarak, e nisi koleksionin me armë të ndryshme. Pothuajsegjithë kati i sipërm është i zënë nga pushkë, e objekte të tjera luftarake të epokave të ndryshme. Duke parë kaq shumë instrumente dhunë në të njëjtin vend, vizitorët ndjejnë druajtje, por sikundër në pavione të tjera, armët këtu nuk janë bërë bashkë për të deklaruar diçka. Mbi të gjitha, ato nënvizojnë rëndomtësinë e njerëzve në të gjithë planetin.

Oksfordi, qyteti i JRR Tolkien, CS Lewis dhe Lewis Carroll, ka qenë gjithnjë një vend i veçantë. Përtej njësive të kolegjit dhe salloneve të Harry Potter-it, sidoqoftë, dyshemetë e murrëtyra e të ngatërruara si në një labyrinth, mund të jetë atraksioni që më mirë ngërthen magjepsjen që namatis qyteti i vjetër.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Jakup Krasniqi: pala kosovare në bisedimet e Brukselit, e shantazhuar

Jakup Krasniqi: pala kosovare në bisedimet e Brukselit, e shantazhuar

Mumja e gjetur e një fëmije të viteve 600 mund ta rishkruajë historinë e lisë

Mumja e gjetur e një fëmije të viteve 600 mund ta rishkruajë historinë e lisë

Maqedoni: kandidati i BESËS merr një dhuratë të rrallë politike

Maqedoni: kandidati i BESËS merr një dhuratë të rrallë politike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni