Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    NATO, me stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë

    NATO, me stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë

    Zbarkimi turk në “Adem Jashar”

    Zbarkimi turk në “Adem Jashar”

    SHBA: Festa e maturës kthehet në mort

    SHBA: Festa e maturës kthehet në mort

    EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë

    EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë

    Palmat e lëna përgjysmë të Dubait, rikthim në projekt

    Palmat e lëna përgjysmë të Dubait, rikthim në projekt

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Mustafa takon familjarët e Isës: Nuk ështe e thënë të varroset në Vlorë, por vendimin nuk e kam marrë

Nga te Sheshi
20/05/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mustafa takon familjarët e Isës: Nuk ështe e thënë të varroset në Vlorë, por vendimin nuk e kam marrë
6
SHPËRNDARJE

“Ajo çka unë kërkoj nga të gjithë, është që kjo çështje të mos politizohet, sepse një gjë e tillë nuk do të ishte e ndershme. Unë gjithsesi do ta shqyrtoj këtë çështje dhe ju shpejt do të njoftoheni për vendimin përfundimtar”, iu ka thënë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, familjarëve të Isa Boletinit dhe zyrtarëve komunale të Mitrovicës në një takim që kanë pasur në Prishtinë. “Nuk është e thënë që heroi ynë të rivarroset në Vlorë” ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka njoftuar kryeministrin Mustafa, me reagimet e bashkëfshatarëve, bashkëqytetarëve, institucioneve komunale, shoqatave të dala nga lufta, shoqërisë civile, intelektualëve etj, jo vetëm nga Mitrovica, por pothuaj nga gjithë vendi. Të  gjithë bashkë kemi kundërshtuar vendimin e ri të Këshillit Organizativ për rivarrim, që  eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë, e jo në Boletin ka thënë Bahtiri.

Ai tha se ka pas reagime të shumta që e kundërshtojnë këtë vendim të Këshillit Organizativ, që shkaktoi indinjatë dhe shqetësime në Mitrovicë. Është kërkesë vendimtare, jo vetëm e institucioneve dhe qytetarëve të Mitrovicës, por edhe e atyre në nivel vendi, që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të Shalës së Bajgorës.

“Ne si institucion komunal, bashkë me familjarët e heroit Isa Boletini dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, jemi sot këtu që të kërkojmë nga ju si kryeministër, që këtë çështje ta diskutoni në qeverinë e Kosovës dhe të anuloni vendimin e fundit Këshillit Organizativ, në mënyrë që rivarrimi të bëhet ashtu sikur ishte parapa në fillim, në vendlindjen e tij në Boletin, më 10 qershor”, ka thënë Bahtiri.

Ai i ka thënë kryeministrit Mustafa, se të gjitha strukturat e pushtetit lokal në Mitrovicë, familjarët e heroit Isa Boletini, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shoqëria civile, intelektualët dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës, kanë marrë vendim, që heroi Isa Boletini të rivarroset gjithsesi në Boletin.

Nëse institucionet qendrore nuk e respektojnë këtë vendim, atëherë komuna, bashkë me familjarët dhe qytetarët, do ta organizojnë vet ceremoninë e rivarrimit në fshatin e lindjes, në Boletin.

Nipi i heroit Isa Boletini, Xhaviti, me këtë rast ka theksuar se si ka qenë nën presion që të pranoj që rivarrimi i eshtrave të gjyshit të tij të bëhet në Vlorë, ose të shtyhet për një kohë tjetër.

“Duke ditur moshën time dhe duke  parë se me shëndet nuk jam mirë, vendosa që të pranoj që gjyshi të rivarroset në Vlorë, por vetëm përkohësisht” ka thënë Xhaviti.

Mirëpo, kur në takim ia thashë këtë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ai më foli për diçka tjetër, atëherë e kuptova se kisha gabuar që dhashë pëlqimin për rivarrim në Vlorë. Dhe gjatë gjithë rrugës së kthimit vetëm mendoja se si të tërhiqem. Fatmirësisht, kur erdha në Mitrovicë e i pashë reagimet dhe kërkesat e qytetarëve, atëherë nuk u hamenda fare dhe ju thashë se do ta tërheq vendimin tim.

Eshtrat e gjyshit Isa, do i rivarrosim vetëm në Boletin dhe askund tjetër. Prandaj, zoti kryeministër ju lutem që ai vendim i Këshillit Organizativ të anulohet”, tha Xhaviti.

“I kuptoj seriozisht shqetësimet e familjarëve të heroit Isa Bletini, të institucioneve komunale dhe qytetarëve të Mitrovicës, andaj edhe për kërkesën e juaj duhet të bisedohet patjetër” ka thënë Kryeministri i Kosovës  Isa Mustafa, përfaqësuesve nga Mitrovica.

Sipas tij “së pari do të bisedohet me Këshillin Organizativ, pasi që aty është marrë vendimi për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, në Vlorë. Institucionet komunale dhe ato qendrore duhet të jenë së bashku në këtë ceremoni” ka thënë Mustafa.

“Ajo çka unë kërkoj nga të gjithë,  është që kjo çështje të mos politizohet, sepse një gjë e tillë nuk do të ishte e ndershme. Unë gjithsesi do ta shqyrtoj këtë çështje dhe ju shpejt do të njoftoheni për vendimin përfundimtar. Nuk është e thënë që heroi ynë të rivarroset në Vlorë. Edhe pse ai tashmë, për shkak përmasave kombëtare që ka si personalitet i shquar, është i popullit, prapë se prapë, duhet parë vullnetin e familjarëve, por edhe të qytetarëve dhe institucioneve të Mitrovicës. Dhe për këtë, nuk ka pse të hidhërohet askush. Sido që të jetë, Isa Boletini, duhet të rivarroset në mënyrë dinjitoze, ashtu sikur që e meriton”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Në këtë takim Kryetari i komunës Agim Bahtiri,  ka qenë i shoqëruar nga familjarët e heroit Isa Boletini, Xhavit e Gazmend Boletini, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri dhe shefat e disa grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.

/tesheshi.com/

Tags: isa boletinimustafa

Të ngjashmeLajme

Kurti, një përgjigje për Escobar-in
Politikë

Kurti, një përgjigje për Escobar-in

07/06/2023
Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën
Diplomaci

Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën

07/06/2023
Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument
Individualitet

Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument

07/06/2023
Lajme të tjera
Bloomberg: Maqedonia, fushëbeteja e re SHBA – Rusi

Bloomberg: Maqedonia, fushëbeteja e re SHBA - Rusi

Beogradi i shpall luftë edhe monumenteve të shqiptarëve: Gjoba të kripura ndaj pushtetit vendor

Beogradi i shpall luftë edhe monumenteve të shqiptarëve: Gjoba të kripura ndaj pushtetit vendor

Shkaktoi faull ndaj Rojsit, rrezikon burgun

Shkaktoi faull ndaj Rojsit, rrezikon burgun

TË FUNDIT

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

7 orë Më parë
As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?

As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?

11 orë Më parë
Kurti, një përgjigje për Escobar-in

Kurti, një përgjigje për Escobar-in

12 orë Më parë
Kjo ishte “Muza” e Piccaso-s: shuhet në 101 vjeç Françoise Gilot

Kjo ishte “Muza” e Piccaso-s: shuhet në 101 vjeç Françoise Gilot

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën

Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën

07/06/2023
Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument

Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument

07/06/2023
Një “Krisht” për president të ardhshëm amerikan

Një “Krisht” për president të ardhshëm amerikan

07/06/2023
Ukrainë: “pse”-ja e goditjes së një dige

Ukrainë: “pse”-ja e goditjes së një dige

07/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist