Shefi i qeverisë kosovare, Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook i është përgjigjur deklaratave të opozitës se kufiri i Mitrovicës po copëtohet dhe po afrohet deri tek Ura e Ibrit.
Ai ka thënë atë se çfarë po kërkojnë serbët e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër.
“Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016,” ka shkruar Mustafa. /tesheshi.com/