Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muslimanët etnikë gjeorgjianë në një vend të mbizotëruar nga kristianët

by te Sheshi
08/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Muslimanët etnikë gjeorgjianë në një vend të mbizotëruar nga kristianët

Nga Tamila Varshalomidze

Muslimanët kanë jetuar në paqe në Gjeorgji për shekuj me radhë; një vend me një shumicë krishterësh ortodoksë që e konsiderojnë veten aq tolerantë ndaj të gjitha besimeve, por një numër i madh njerëzish e shohin Islamin si të huaj për identitetin kombëtar gjeorgjian.

Qëndrimi është burim zhgënjimi në rajonin jugperëndimor të Axharasë, ku rreth 30 për qind e gjeorgjianëve etnikë ndjekin Islamin, dhe shumë prej tyre jetojnë në zonat e tij malore.

Hurie Abashidze, një 25-vjeçare, studente pasuniversitare për psikologji, u rrit në një prej fshatrave malorë tërë gjelbërim të zonës, që është pranë me kufirin turk.

Por Abashidze ishte ruajtur nga një sentiment i tillë mes ndërtimit të një identiteti kombëtar në Gjeorgjinë rishtas të pavarur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ajo do të dëgjonte të ëmën të ankohej kur muslimanët etnikë gjeorgjianë qenë damkosur si “tradhtarë” që adhuronin Zotin e pushtuesve të shkuar të vendit, arabëve, persianëve dhe otomanëve, por ajo nuk kishte hasur ndonjë negativitet në drejtim të saj gjer në vitin 2012.

Kjo ngjau kur, në moshën 20-vjeçare, ajo nisi të vinte hixhabin, mbulesën e kokës të vënë nga shumë muslimane që e ndiejnë atë pjesë të fesë së tyre.

“Përgjithësisht, nëse nuk jeni e njohshme me sy si një muslimane, njerëzit janë në rregull me ju, sepse nuk u pyesin domosdoshmërisht për fenë tuaj. Por nëse mbani hixhab dhe shprehni identitetin tuaj fetar, reagimi ndaj jush është ndryshe,” tregon ajo.

“Pjesëtarët e familjes sime kishin një reagim të tillë të mirë ndaj vendimit tim, sa unë nuk u kushtova shumë vëmendje njerëzve të tjerë.”

Me një të qeshur nervoze, ajo thotë se sjellja tipike nga të huajt sillej nga habia dhe vështrimet gjykuese te sharja prej meshkujve dhe mallkimi prej femrave.

Ajo e ndesh më pak këtë trajtim në kryeqytetin gjeorgjian, në Tbilisi, se në Batumi, në kryeqendrën administrative të Axharasë së vendlindjes.

“Kjo ndodh ndoshta sepse ka më shumë muslimanë në Batumi. Duket se ata mendojnë që ne po u heqim identitetin e tyre kombëtar. Të bashkëshoqëruar kështu me humbjen e identitetit gjeorgjian,” janë fjalët e muslimanes me emrin Hurie.

“Krishterimi është i barazuar thuajse gjithmonë me identitetin gjeorgjian, kështu që, sipas tyre, sa më shumë muslimanë të ketë, aq më tepër rrezik ka për humbjen e identitetit gjeorgjian.”

Hurie mendon se e vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë kësaj është që muslimanët të bëhen më të dukshëm në shoqëri, dhe ajo u ka kërkuar bashkëqytetareve të saj që mbajnë mbulesë koke të jenë aktive.

Tariel Nakaidze, kreu i Bashkimit të Muslimanëve Gjeorgjianë, thotë se në vend ka sot 300.000 gjer në 350.000 muslimanë.

Por nga të gjithë qytetet e mëdha, ka vetëm një xhami në Tbilisi dhe një në Batumi.

Xhamia Orta e Batumit nuk është aq e madhe sa t’i nxërë tërë njerëzit në namazin e xhumasë; një pjesë e besimtarëve falen jashtë, në shi e borë, pohon Nakaidze.

Bisedimet për një xhami të re në qytet nisën më shumë se 20 vite të shkuara, vazhdon ai.

Në vitin 2015, një grup i ngritur nga Bashkimi i Muslimanëve Gjeorgjianë kërkoi të sigurojë një leje shtetërore për të ndërtuar një xhami të re. Pas marrjes së dritës jeshile gojarisht nga zyra e kryebashkiakut, Bashkimi bleu një sipërfaqe toke prej 3.000 metrash katrorë me kontributet e bashkësisë muslimane.

Por leja nuk erdhi kurrë! Mbërriti një letër mospranimi, me justifikimin se vendi nuk ishte i përshtashëm për xhami, çka solli ndjekjen ligjore të çështjes nga Bashkimi i Muslimanëve Gjeorgjianë.

“Për të protestuar ndaj vendimit, ne e hapëm xhaminë ashtu, pa e ndërtuar binanë, më 26 maj, ditën e pavarësisë së Gjeorgjisë, dhe që atëherë nuk e kemi ndalur faljen e namazeve atje.

“Ngritëm një strukturë të ngjashme me një barakë për t’i mbrojtur njerëzit nga shiu, dhe autoritetet vunë një gjobë, por nuk do të paguajmë asgjë,” shpjegon Tariel Nakaidze.

“Autoritetet nuk e thonë me zë të lartë, sigurisht, ama në diskutime në ambiente të mbyllura shprehen se nuk duan të mërzisin bashkësinë kristiane dhe prandaj nuk janë të gatshëm ta japin lejen. Veçse ne jemi shpresëplotë se do ta arrijmë qëllimin tonë në gjykatë,” përfundon ai.

Përktheu: Bujar M.Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Next Post
Masakra më e fundit e Asadit me armë kimike, Franca: të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurimit

Masakra më e fundit e Asadit me armë kimike, Franca: të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurimit

Orban fiton për herë të tretë: shpëtuam Europën nga islamizimi!

Orban fiton për herë të tretë: shpëtuam Europën nga islamizimi!

5 këshilla për të dalluar cilësinë e produkteve

5 këshilla për të dalluar cilësinë e produkteve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni