Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Muslimanë të mirë, e lojtarë të mirë!

by Te Sheshi
20/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Telendisja e Marianit në qeli dhe pajtimi me Marianët në liri si reagim shoqëror hipokrit

Shumë nga ato faqe gazetash apo portale që sot janë pushtuar nga historia e kombëtares kuqezi, ditë më parë ribotonin një shkrim meskin të shkruar nga një autor po meskin. Dhe me të njëjtin qëllim që autori i kishte hedhur ato rreshta nxitimthi në letër apo në ekran kompjuteri, këto faqe e ribotonin ngazëllyeshëm shkrimin: në vazhdën e vënies me shpatulla pas muri të çdo muslimani që guxon ta shprehë haptazi identitetin e tij fetar!

Ky është veç synimi paraprijës, e ai fundori kërkon që ta paraqesë gjindjen muslimane në dritë aq të errët e të kriminalizuar, sa ajo të kompleksohet në atë shkallë, sa jo ta mbajë veç brenda guackës së vet përkatësinë fetare, gjegjësisht muslimane, por të mos guxojë t’ia deklarojë as vetes se është musliman!

Autori, që merak të madh ka dy tema në tërë veprimtarinë e vet shkruese, portretizimin negativ të muslimanëve e fyerjen pa vetëpërmbajtje të presidentit turk, Erdoganit, i konsumuar në këto dy lëmenj, do të vendoste t’u kthehej ca futbollistëve, që për fatin e tij të mirë, as nuk tentojnë ta fshehin besimin e tyre.

Kuptohet që autori nuk e ka hallin as te muslimanët, as te Erdogani, as te lojtarët: filli përshkues është Islami! Ai është objektivi i njëmendtë.

Hoxhallarë apo lojtarë? Titulli bombastik është krejt i gënjeshtërt. Çka pason më tutje është një sjellje rrotull e palogjikshme, pa lidhje, absurde.

Shani Tarashaj luan për Zvicrën, por është me origjinë shqiptare. I pyetur në një intervistë për një gazetë zviceriane se çfarë bën para ndeshjeve, apo cili është rituali i tij, Tarashaj është përgjigjur: “Lexoj Kur’an”.

Ku është e keqja këtu? Çfarë do t’i sugjeronte autori i shkrimit, Danielle Steel-in? Duket se lojtari ka shije të tjera leximi nga ato që do të donte autori. Dhe ka bërë zgjedhjen më të duhur.

Pasi kërkon paksa vetëdije politike te Tarashaj, e nuk dihet pse duhet ajo te lojtari zvicerian me origjinë shqiptare, vihet në pah “tendenca” e tij për t’u perceptuar vetëm si musliman, ashtu si futbollistë të tjerë!

Ku e gjen këtë fakt autori? Por edhe në qoftë kështu, është nder të jesh e të duash të perceptohesh si musliman, nuk është turp.

Ku është hoxha këtu? Lojtari po, aty është, e për më tepër, mjaft i respektuar për atë që bën.

I vjen radha tani Mërgim Mavrajt. Pas një tollovie idesh e faktesh të palidhura aspak, sillet në vëmendje se ai nuk ka pranuar të mbajë veshur një fanellë që reklamonte një pije alkoolike. Djegin fjalët e Mavrajt, se ka folur për haram e hallall.

Mavraj as ka gjykuar të tjerët, e as ka folur për të tjerët. Por ai gjykon sipas brymosjes së tij, e në këtë kontekst nuk e pranon mbajtjen e fanellës, ashtu siç mund ta ketë theksuar haramllëkun e pijes alkoolike.

Ja ku fle lepuri: Mavraj na qenka flamurtar i Islamit politik! Analiza stërhollohet si kodra pas bregut, por tjerrja nuk e ndihmon shkruesin ta përligjë titullin.

Ku është hoxha këtu?

Lëri sofizmat zotëri. Eshtë obsesioni që nuk ta lë shpirtin rehat. Islami, Kur’ani, muslimanët, këto ta prishin gjumin, jo lojtarët “hoxhallarë”!

Mërzitia shtohet kur vijohet në të njëjtën linjë, me Shkodran Mustafin që nuk ka pranuar të dalë në konferencë shtypi me shishe birre përpara. Te Valencia nuk e bënë të madhe këtë punë, po na e bën pas gjashtë muajsh parimori këtejpari.

Bin Ladeni e Islami politik përmenden si kërcënim. Futbollistët shqiptarë nuk duhet të instrumentalizohen për qëllime të Islamit politik, sugjeron me kërcitje dhëmbësh autori, se ndryshe…

Të deklarosh se lexon Kur’an, të mos pranosh të veshësh diçka që reklamon një mall të ndaluar fetarisht, e, po njësoj, të mos duash të ketë në konferencë shtypi pije alkoolike, na qenka instrumentalizim!

Mirë instrumentalizimi, po hoxha ku është?

Xherdan Shaqiri ka një mëkat tjetër, i renditur i fundit mes lojtarëve shqiptarë: ai ka takuar Shefqet Krasniqin e është bërë vegël politike e tij!

Qofsh ti që je!

Ndërsa u sugjeron lojtarëve të postojnë në faqet e tyre portretin e Skënderbeut, të vëllezërve Frashëri, e të shumë të tjerëve, shkruesi tregohet ironik e cinik njëkohësisht kur thotë se nuk mund të presësh prej tyre të postojnë operën “Scanderbeg” të Vivaldit (ai e shkruan Vivladi!).

Në jetën private le të pinë salep apo birrë, e mbyll ai, përsëri ironikisht!

Pasi ka harxhuar fjalë të tëra për të na mbushur mendjen se ata janë diku mes hoxhës dhe lojtarit, por pa ia dalë dot, i duhet dhe atij t’i përgjigjet një pyetjeje. Mirë ata që nuk paskan asnjë të drejtë t’i përmbahen publikisht besimit të tyre, apo siç të pëlqen ty, të bëjnë “hoxhën”, po ty kush ta jep të drejtën që të bësh “hoxhën” për ta?

Me ç’të drejtë kërkon t’u japësh mend atyre? Çfarë të bën ty më të vlefshëm se ta, që ti t’u bësh “hoxhën”, e ata të jenë të detyruar ta pijnë dhe “salepin” fshehurazi botës.

E gjithë kjo histori, i njëjti avaz, pjesë e të cilit është dhe autori i shkrimit, ta themi hapur, ka një synim: t’i kompleksojë muslimanët, që ata të druhen dhe prej qenies së tyre të tillë, ndjekës të besimit islam.

Nuk është puna te ca lojtarë. Ata janë muslimanë të mirë, e lojtarë të mirë! /tesheshi.com/   

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Pronat në Strasburg, ministri Ahmetaj jep alarmin: mund të na kushtojnë rëndë

Pronat në Strasburg, ministri Ahmetaj jep alarmin: mund të na kushtojnë rëndë

Maska natyrale për femra e meshkuj kundër rënies së flokëve

Maska natyrale për femra e meshkuj kundër rënies së flokëve

Opozita dhe analistët në Kosovë: të ndërpritet dialogu me Serbinë, të ndërtohet tjetër format bisedimesh

Opozita dhe analistët në Kosovë: të ndërpritet dialogu me Serbinë, të ndërtohet tjetër format bisedimesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni