Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muri serb në Ibër: po tani çdo të bëjnë “Isa me shokë”?

by te Sheshi
08/12/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Muri serb në Ibër: po tani çdo të bëjnë “Isa me shokë”?

Nga Blendi Gashi

Serbia as që ka ndërmend ta lëshojë veriun. Gjesti më i fundit, mu atëherë kur u mendua se ra Ibri e qyteti po shkonte drejt ribashkimit, është një mur që serbët po e ngrejnë, sfidueshëm si gjithnjë; edhe ndaj Brukselit, sigurisht. Ky mur ka rikthyer përplasjet mes zyrtarëve të Kosovës dhe drejtuesve serbë të veriut të Mitrovicës.

Ndërsa të parët thonë se muri në është pjesë e rivitalizimit të urës, të kundërtën e thonë të dytët. Qeveria e Kosovës përmes ministres për Dialog, Edita Tahiri është zotuar se do të veprojë me forcën e ligjit; ndërsa është kundërpërgjigjur kreu i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq i cili ka deklaruar se muri nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.

Duke parë mospajtimet e thella për çështjen në fjalë, është deklaruar edhe zëdhënësja e Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq e cila ka th
ënë për mediat se janë duke i shqyrtuar raportet lidhur me këtë muri.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq, por që nuk ka treguar qartë nëse në kuadër të projektit është paraparë edhe ndërtimi i murit

Ja ç’thotë kryeministri Mustafa, për murin…

Lidhur me këtë çështje sot është deklaruar edhe vet kryeministri Isa Mustafa i cili është shprehur më butë se ministrja Tahiri, duke mos dhënë fjalë të mëdha nëse do rrënohet muri apo jo.

“Muri në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, do të bisedojmë edhe me BE-në. Nuk do t’i tregojmë muskujt e as gjoksin, sepse ato i tregon ligji. Ministrja për Dialog është në kontakte me BE-në që të shikojë nëse është në harmoni me marrëveshjen”, ka thënë kryeministri gjatë konference për media.

Nitaj: Skandaloze ndërtimi i murit 

Lidhur me ndërtimin e urës kanë plasur reagime të shumta si nga opozita, deputet, parti opozitare në Mitrovicë dhe nga organizatat e luftës. Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, e ka quajtur skandaloze ndërtimin e murit tek ura e Ibrit. Sipas tij kjo është rezultat i bisedimeve “historike” që i ka zhvilluar kjo qeveri tash e sa kohë me Beogradin. 

“Të ndërtohet mur midis qytetit e në dritë e për diell, e qeveria të thotë nuk e kemi parë, është qesharake. Fatkeqësisht në këtë vend nuk ka opinion aktiv, se po të kishte, sot do të duhej të ishin 100 mijë njerëz në rrugë dhe do ta përmbysinin këtë pushtet për dy orë. Ata e ndajnë vendin me mur, e këta thonë ‘jemi në konsultime me Brukselin’”, ka thënë Nitaj, për tesheshi.com.

Ndaj, ndërtimit të murit ka reaguar edhe deputeti Ilir Deda i cili ka fajësuar pikërisht ekzekutivin e vendit, derisa ka shtruar dilemën nëse ekzekutivi do ketë guxim ta rrënoi murin në fjalë.

“Në Mitrovicë po ndërtohet ‘shëtitorja’ e rrethuar me mur. Mur që ka për qëllim cementimin e ndarjes në Ibër. E kjo, miq, është pasojë e qasjes së qeverisë tonë në Bruksel në ‘dialogun historik’. Shumë kam interes ta rrëzojë këtë mur, dhe a do ta‘rrëzojë’ apo jo. Apo, sipas praktikës deri tash, a do të ketë përsëri ‘takime historike’, por kësaj radhe për ‘largimin e murit’”, ka shkruar deputeti Deda.

“Muri mund të eskalojë situatën në veri”

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL të UÇK), ka reaguar ndaj ndërtimit të murit mbi lumen Ibër të Mitrovicës. Kjo organizatë përmes një reagimi ka thënë se e kundërshton ashpër ndërtimin e murit duke thënë se në bisedimet e marrëveshjet e Brukselit, Kosovën e kanë dëmtuar skajshmërisht duke i favorizuar serbët për shkak të presionit të Serbisë. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga qeveria e Republikës së Kosovës, që ta sqarojë opinionin publik se a është muri pjesë e marrëveshjes së dialogut dhe kanë kërkuar që muri të rrënohet sa më shpejt e mos të lejohen provokime të mëtutjeshme, sepse situata është afër eskalimit”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Ndërsa, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, parti kjo opozitare fajin për fillimin e ndërtimit të murit ja ka vënë kryetarit Agim Bahtiri derisa ka paraljamëruar se nëse nuk rrënohet situata në Mitrovicë mund të tensionohet deri në skajshmëri.

“Pjesën më të madhe të përgjegjësisë për eskalimin e mundshëm të situatës në radhë të parë do të bie mbi kryetarin, Agim Bahtiri, i cili prej ditës së parë që ka marrë mandatin ka udhëhequr një politikë të gabuar në raport me situat
ën në veri.

Papërgjegjësia e tij po e rrezikon jo vetëm Mitrovicën, por gjithë vendin. Si rrjedhojë insitucionet qendrore dhe ato ndërkombëtare duhet të reagojnë dhe ta qartësojnë këtë situatë, meqë ky njeri është duke e drejtuar Mitrovicën drejt humnerës”, thuhet në reagimin e këtij subjekti.

Ndryshe, rivitalizimi i urës ka nisur në muajt e verës, duke larguar kështu të ashtuquajturin “Park i Paqes”, i vendosur nga serbët pas largimit të barrikadës. Punimet në këtë mur kanë nisur para rreth një jave, por tek të mërkurën ka nisur zbulimi i tij. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Dialogu Kosovë –Serbi përplas Bushatin dhe Daçiç

Dialogu Kosovë –Serbi përplas Bushatin dhe Daçiç

Gjenden peshq polarë në thellësitë e Mesdheut

Gjenden peshq polarë në thellësitë e Mesdheut

Tërmeti shkakton bilanc lufte në Indonezi, mbi 100 viktima e lagje të shkatërruara

Tërmeti shkakton bilanc lufte në Indonezi, mbi 100 viktima e lagje të shkatërruara

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni