Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

    WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin

    WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin

    Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…

    Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Mungesa e energjisë i dëmtoi bizneset e Kosovës me 290 milionë euro

Nga te Sheshi
25/03/2017
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mungesa e energjisë i dëmtoi bizneset e Kosovës me 290 milionë euro

Nga Bashkim Kastrati

Mungesa e energjisë elektrike dhe kostoja e saj janë ndër pengesat më të mëdha me të cilat përballen bizneset në Kosovë. Këto të dhëna kanë dalë nga hulumtimi i Odës Ekonomike  të Kosovës (OEK) “Si ta fuqizojmë sektorin privat në Kosovë” që ka për qëllim identifikimin e barrierave në të bërit biznes në vend.

Sipas hulumtimit të OEK-ut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, bizneset në Kosovë kanë paguar 290 milionë euro shtesë për ta siguruar rrymën me anë te gjeneratorëve.

“Problem më i madh me të cilin ballafaqohen bizneset kosovare janë kostoja e energjisë elektrike 51.1 %, konkurrenca jo lojale dhe ekonomia e hirtë 42.6 %, jo stabiliteti politik 35.1 %, kërkesa e pamjaftueshme 34.1 %, korrupsioni 33.5 %, raportimi i pazhvilluar financiar 32.9 %, kualiteti i produkteve dhe shërbimeve jo konkurruese 31.8 %, sistemi i taksave, 31.1 %, profitibaliteti shumë i ulët 29.8 % dhe konsumatorët nuk paguajnë me kohë 29.5 %”, thuhet në këtë hulumtim.

Kur bëhet fjalë për mjedisin ekonomik janë tri probleme kryesore: Konkurrenca jo lojale dhe ekonomia e hirtë 42.6%, normat e larta të interesit 41.7% dhe kërkesa e pamjaftueshme 34.1 %. Sa u përket pengesave për kushtet administrative dhe rregullatorë si pengesa përmenden sistemi i taksave 31.1%, vështirësitë e regjistrimit të biznesit 27% dhe mungesa e ligjeve adekuate.

Sektori i shitjes me pakicë ka raportuar të ketë pengesa më të mëdha nga të gjitha kategoritë e analizuara në këtë raport, i ndjekur nga sektori i prodhimit dhe ai i shërbimeve. Prishtina, Peja dhe Ferizaj janë komunat që përballen me më së shumti barriera në të bërit biznes.

Në lidhje me këto të gjetura, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar se me shumë vëmendje e ka analizuar studimin dhe se rezultatet e tij për të ishin të pritshme. Ai ka paralajmëruar ndërtimin e termocentralit me mjete të buxhetit, në rast se deri në fund të vitit nuk ka lëvizje në projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Ka disa vite që ne e mbajmë gjallë debatin për të ndërtuar një termocentral të ri. Unë shpresoj shumë që jemi në fazat finale, dhe shpresoj që do të përfundohen nga mesi, apo fundi i këtij viti të gjitha çështjet procedurale për të filluar ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike përmes një procedure që është nisur tash e sa vite të një partneriteti publiko-privat me mbështetje të Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë. Por, unë dëshiroj që ta them hapur, ne do të presime dhe sivjet që të kemi lëvizje në këtë drejtim përmes Ministrisë së Zhvillimit ekonomik (MZHE), nëse jo, atëherë ne nga fillimi i vitit të ardhshëm në planifikimet tona buxhetore do të shohim që përfundimisht të nisim ndërtimin e një termocentrali të ri përmes buxhetit, sepse nuk kemi alternativa të tjera”, ka thënë Hoti.

Kosova e ka dështuar të ketë furnizim stabil me energji elektrik

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se gjendja e tanishme është veçanërisht e çuditshme duke marrë parasysh faktin se Kosova dikur ka qenë eksportuese e energjisë elektrike. Ai thotë se Kosova mund të mos ketë resurse të naftës ose gazit natyror, por ajo ka rezerva të mëdha të linjitit që përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike.

“Njëra nder arsyet kryesore që i detyron bizneset më e shua aktivitetin e tyre ekonomik është edhe energjia elektrike, sipas shumë hulumtimeve personale mungesa e energjisë i ka shkaktua dëme të mëdha afaristëve kosovar. Nga viti 2001 deri në vitin 2014 aktivitetin ekonomik e kanë shuar rreth 16,272 biznese kosovare, sipas hulumtimeve personale, por edhe të shumë organizmave kombëtar dhe ndërkombëtar, barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të llojllojshme”, thotë Beqiri.

Ai mendon se ndër vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditor dhe operacional është energjia elektrike, infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i taksave.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se vlera e dëmeve 290 milionë euro për bizneset e Kosovës padyshim është për t’u shqetësuar, duke e marrë parasysh brishtësinë e aktivitetin e tyre në ekonominë e tregut dhe si rezultat i po këtyre kushteve jo të favorshme. Ai thotë se Kosova ende po sillet si një Shtet konsumues, sepse produktet e importuar hyjnë në tregun e Kosovës me çmime më të leverdishme për konsumatorin kosovar në krahasim me produktet vendore, ku kjo është një absurditet i llojit të vet qe njëherit ka rezultuar që shumë biznese vendore të mbyllen për shkak të infrastrukturës së dobët.

“Ketë shqetësim e kam ngritur edhe në disa hulumtime që i kam bërë unë në lidhje me reduktimin e energjisë elektrike, kështu që pajtohem me hulumtimin e OEK-ut. Në përjashtim të Prishtinës, rajonet tjera të Kosove të gjitha kanë probleme me reduktimin energjisë elektrike kështu që kjo për bizneset është dëmshme, sepse përveç që kanë vonesa në planifikim planeve të tyre njëherit ua rrit koston në produktin final”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se të gjitha këto probleme e kanë një adresë dhe kjo është Qeveria e Kosovës që deri më tani po i numërohen vetëm dështimet.

“Vlen të përmendet që zyra për rrymë dhe ujë dhe mbeturina më shumë i arsyetojnë distributorin e energjisë elektrike. Siç është KEDS se sa ankesat e konsumatorit kosovar si atë familjar dhe biznesor, ku kjo të jep me dyshua për keqpërdorim të detyrës nga kjo zyrë”, theksoi Kadriaj.

Rekomandimet e dhëna për Kuvendin e Qeverinë

Në fund të raportit janë dhënë edhe rekomandimet për Kuvendin dhe Qeverinë.

Për Kuvendin: Intensifikim të angazhimit të Rregullatorin e Energjisë për ndryshim të sistemit të tarifave; Rritje të angazhimit për hartim dhe miratim të ligjeve që nxisin rritjen e sektorit privat.

Për Qeverinë: Investimet në kapacitetet e reja energjetike për të siguruar energji stabile dhe me kosto të përballueshme për bizneset; Rritje të përkrahjes financiare për projekte të efiçiencës dhe energjisë alternative në kompanitë e sektorit privat;

Reformë në procedurat tatimore dhe inspektimet e ndryshme; Rikthimi funksional i Bordi për Ankesa dhe Parashtresa; Fuqizim të mekanizmave qe garantojnë sigurinë juridike të bizneseve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kozakët, midis Ukrainës dhe Rusisë
Reportazhe

Kozakët, midis Ukrainës dhe Rusisë

25/03/2023
WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin
Azia

WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin

24/03/2023
Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…
Lindja e Mesme

Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…

24/03/2023
Lajme të tjera
Pse nuk duhet ta lini WI-FI hapur gjatë natës

Pse nuk duhet ta lini WI-FI hapur gjatë natës

Ekstradimi i Gylenit, pretendohet diskutimi i planit nga njerëz afër Trump-it

Ekstradimi i Gylenit, pretendohet diskutimi i planit nga njerëz afër Trump-it

Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Ushtria vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n

Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Ushtria vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n

TË FUNDIT

Në Londër, sy më sy me “antishqiptaren”

Në Londër, sy më sy me “antishqiptaren”

1 orë Më parë
Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

3 orë Më parë
Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

4 orë Më parë
Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kozakët, midis Ukrainës dhe Rusisë

Kozakët, midis Ukrainës dhe Rusisë

25/03/2023
WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin

WSJ: “Plani A” i Partisë Komuniste Kineze për të kapur Tajvanin

24/03/2023
Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…

Si duket Ramazani në këtë vend të Gjirit…

24/03/2023
Pse është problem TikTok?

Pse është problem TikTok?

24/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist