Dihet që si një pjesë e madhe e gjallesave, macet mund të përjetojnë çdo lloj emocioni, përfshirë dhe lumturinë. Ato kanë disa mënyra fizike për të shprehur kënaqësitë që përjetojnë, siç mund të jetë një mjaullitje e zgjatur, pozicioni vertikal i bishtit etj, por ato nuk mund të qeshin.
Ndoshta, një nga macet më të famshme që qeshin në historinë e literaturës perëndimore është Cheshire Cat, nga “Liza në botën e çudirave”, e autorit Lewis Carroll. Macja duket dhe zhduket në pjesë të ndryshme të historisë, për t’i ngatërruar udhëtimin heroinës së re në moshë.
Mendohet se karakteri është frymëzuar nga djathi Cheshire, i cili modelohet që të duket si një mace duke qeshur./tesheshi.com/