Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mulla Asllani i Mitrovicës: Kthejani nderin kësaj shtëpie, është e doktorit hebre Neheim Shefajn dhe jo e gjuetarëve

by te Sheshi
10/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Mulla Asllani i Mitrovicës: Kthejani nderin kësaj shtëpie, është e doktorit hebre Neheim Shefajn dhe jo e gjuetarëve

Nga Gani Gashi

Një shtëpi dykatëshe, e ndërtuar në fillim të shekullit XX, që nga arkitektura e saj të bën me dije se është shtëpi aristokratësh, qëndron krenare dhe e heshtur në zemër të Mitrovicës.

Aktualisht njihet si shtëpia e shoqatës së Gjuetarëve, ndërsa të moshuarit e quajnë shtëpi e një doktorit hebre me nam.

Banorët e shtyrë në moshë të Mitrovicës, Skënderajt e Vushtrrisë, e kujtojnë mirë ish-mjekun, kirurgun, humanistin dhe poliglotin hebre, Nehmin Shefajn.

Ai shërbeu si mjek i vetëm në Mitrovicë e rajonin përreth, deri sa u morr nga forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mos u kthyer më kurrë.

Sipas banorëve, mjeku ka komunikuar pas asnjë problem në shqip, serbisht, turqisht, dhe në gjuhën rome.

Studiues të çështjes hebreje në Kosovë thonë se Shefajn ka arritur aty në fillim të shekullit XX duke ardhur nga Bashkimi Sovjetik në kuadër të misioni ndërkombëtar të Kryqit të kuq.

Ai kishte lindur në vitin 1892 në Ostrog, të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa në Kosovë mbërrin  në kuadër të një misioni ndërkombëtar për t`u ardhur në ndihmë vendeve-viktimë të luftërave ballkanike si dhe të Luftës se Parë Botërore.

Kjo bëhet me dije studiuesi i njohur, Shevki Voca. Sipas tij, anëtarët e tjerë të grupimit mjekësor ku bënte pjesë dhe Shefajn, pas një vit qëndrimi në Kosovë u kthyen, ndërsa ai ndenji, ku së pari punoi në Prishtinë, e më pas kaloi në Mitrovicë.

Ndërsa, prof. Mulla Asllan ef Murati, Kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe  imami i xhamisë kryesore të qytetit, e kujton me respekt e vlerësim të madh duke thënë se mbi të gjitha ai ishte një humanist i madh që Mitrovica dhe Kosova duhet ta nderojë”.mulla-asllan-Murati

Dhe si për ilustrim, Mulla Asllani kujton:  “Pas plagosjes rëndë të Nazim Gafurrit, bashkëpunëtor i afërt i Hasan Prishtinës, në një atentat që e kishin organizuar serbët e asaj kohë në një kafene të Prishtinës, ngjarje e ndodhur aty nga viti 1925, shokët e sjellin Gafurrin për operim dhe shërim në Mitrovicë, pikërisht  tek doktori hebre Neheim Shefajn. Por Shefajn, kontaktohet nga autoritetet serbe duke i kërkuar nga që ta helmojë Gafurrin dhe si shpërblim do të merrte një shumë të konsiderueshme parash si dhe një makinë luksoze të kohës, por që ai e refuzoi këtë pazar”

Dhe sipas Mulla Asllanit, ka qenë kjo arsyeja se përse ai ra në duart e gjermanëve, pasi ishin serbët ata që u hakmorrën duke e çuar në duart e tyre.

“Është mirë dhe na bën nderë që rruga në të cilën gjendet shtëpia e doktor Shefajnit,   të marr emrin e tij, ndërsa që shtëpia e tij të kthehen në një qendër shëndetësore me emrin “dr. Neheim Shefajn’, e jo të jetë si është sot një kafiteri dhe shoqatë e Gjuetarëve”, ka thënë prof Mulla Asllan ef Murati, Kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë.

Në anën tjetër, në një kafene të qytetit të Mitrovicës, dy të moshuar, Aziz Behrami dhe Jonuz Halim, kishin ndezur nga një cigare dhe po pinin çaj mali duke u llafosur mes veti për problemet e përditshmërisë.

Dhe në çastin kur i pyet për doktorin hebre, nis e shprehen me konsiderata.

“Aha po, Shefajni ka pas shumë ‘itibarë’ tek populli shqiptar, nuk ka pas as çoban të dhive që nuk e ka njohur”, ka thënë Aziz Behrami, 88 vjeç.

“Më kujtohet kur gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrejtë u mblodhën nga gjermanët para shtëpisë së familjes Ramaxhiku që është në afërsi të ish-tregut të gjelbër të qytetit”, vijon rrëfimin Behrami, duke shtuar më pas:

“Ishte dimër dhe bënte shumë ftohtë, dhe tani më del para sysh doktori me një palltë të ngjyrë të zezë të veshur, kapele në kokë dhe me një valixhe në dorë, duke qëndruar anash turmës së tubuar nga gjermanët. Doktori qëndronte mu në cep të lumit Lushta, ku nga aty u dërgua për në Serbi për të mos e parë më kurrë”.

Qytetarë të tjerë mitrovicas doktorin hebre e mbajnë si shpëtimtarin e banorëve të Mitrovicës dhe rrethina, pasi që ishte i vetmi mjek në këtë anë.

“Shefajn në atë kohë ka shpëtuar banorët e këtij rajoni edhe nga epidemia e ‘lisë’ që në Kosovë ka mbytur shumë njerëz”, thotë Agim Deva.

“Në Janjevë u bë nami nga epidemia, ku vdiqën shumë njerëz, ndërsa  banorët e Mitrovicës kanë shpëtuar me shumë pak pasoja, falë humanistit hebre, dr. Shefajn, i cili i mësonte banorët që të bëjnë një lloj vaksinimi natyral”, pohon Deva.

Sipas tij, kirurgu hebre udhëzonte banorët e rajonit të Mitrovicës që të përdorin gjembat e bagremit (akacia v.j) për të shpuar lëkurën”

Jeta e dr. Neheim Shefajnit përfundoi tragjikisht, si edhe e shumë hebrenjve tjerë nëpër të gjitha ato hapësira ku shkeli këmba e nazizmit gjerman.

Shevki

“Doktori ndoshta do kishte mundur t`u shpëtonte përndjekjeve naziste, sikur mos i përkushtohej aq fort misionit të tij human”, thotë studiuesi i çështjes se hebrenjve të Kosovës, Shevki Voca.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës i ishin mirënjohës ndaj shërbimeve që iu kishte bërë dr. Shefajni, dhe për këtë i kishin ofruar strehim dhe fshehje nga gjermanët.

“Njëri prej tyre ishte Mehmet Aliqi, që më tepër njihet si Hoxhë Banjska, i cili në atë kohë ka qenë imam shumëvjeçar në xhamin e Banjskës, por Shefajni nuk e kishte pranuar ofertën e tij për t`u fshehur”, nënvizon Voca.

Dhe ndodhi ajo çka nuk dëshirohej,  ku në shkurt të vitit 1942, dr Neheim Shefajnin e burgosin në Mitrovicë, ku pas disa javësh e dërgojnë në Beograd në kampin famëkeq të Banjicës, në të cilën disa muaj u detyrua të punojë si mjek, deri më 8 maj të po atij viti kur pushkatua”, thotë Voca.

“Pas burgosjes, ditë më pas iu mor edhe gruaja e tij Hedviga me dy vajzat, të cilat  u dërguan në llogoret diku në perëndim të Evropës dhe që nga atje nuk u kthyen më”, ka shtuar Shevki Voca.

Dhe e vetmja dëshmi që ka mbetur nga ky humanist hebre në Mitrovicë, është shtëpia e tij në të cilën është e vendosur shoqata e Gjuetarëve të zonës. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Jahjaga në Kuvend: Pa Shqipërinë, Kosova nuk do ishte vendi që është sot

Jahjaga në Kuvend: Pa Shqipërinë, Kosova nuk do ishte vendi që është sot

Vetëvendosje: Marrëveshja për energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë

Vetëvendosje: Marrëveshja për energjinë legalizon ndikimin e Serbisë, pamundëson unifikimin me Shqipërinë

Një tufë me lule dhe një përqafim për kthimin e saj në shtëpi: videoja që preku zemrat e 60 milion personave

Një tufë me lule dhe një përqafim për kthimin e saj në shtëpi: videoja që preku zemrat e 60 milion personave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni