Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muhammed është vërtet emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells

by te Sheshi
23/08/2015
in Shkencë & Jetë, Të tjera
Reading Time: 2 mins read
A A
Muhammed është vërtet emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells

Nga Ross Clark

Pse Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) nuk dëshiron që ne ta dimë se Muhammed (Mohammed) është emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells? Ditë më parë ajo bëri të njohur studimin vjetor mbi dhjetë emrat më të përdorur për fëmijët. Në 2014-ën, raportoi ajo, emrat më popullorë të djemve ishin Oliver, Xhek (Jack) dhe Herri (Harry). Kjo bie ndesh disi me një studim të ngjashëm dhjetorin e shkuar nga faqja elektronike BabyCentre, që shpallte se emri më popullor i djemve ishte tani Muhammed (Mohammed).

Kur ai studim u raportua në Daily Mail, kërcyen një sërë faqesh elektronike “faktshqyrtuese” të së majtës, që e denoncuan studimin si një abuzim me statistikat. Jo vetëm që shifrat ishin bazuar veç në dhënësit e përgjigjeve për një faqe të vetme elektronike, gjë që është e vërtetë, por te ato ishte arritur me mënyra të “dyshimta”, duke mbledhur drejtshkrimet e ndryshme të emrit Mohammed, e duke i shpërfillur ndërkaq drejtshkrimet e ndryshme të emrave të tjerë. Sido që Mail-i e raportoi studimin thjesht si çështje interesi, siç bëri në fakt Guardian-i, akuza ishte e qartë: tabloidet po përpiqeshin përsëri të nxisnin frikën e Britanisë së përmbytur nga muslimanët.

Por kur i hidhni sytë përtej komunikatës së shtypit të Zyrës së Statistikave Kombëtare, e cila nuk e përmend emrin Muhammed (Mohammed) përveç zbulimit se ai variant drejtshkrimi është emri më popullor në Londër, ju gjeni një histori ndryshe. Shqyrtoni pasqyrën në faqen elektronike të ONS-së, dhe shifrat e papërpunuara e përforcojnë studimin e BabyCentre: Muhammed (Mohammed) është vërtet emri më popullor. Numrat e përgjithshëm që ajo jep janë: Muhammad 3588, Mohammed 2536, Mohammad 1116, që në tërësi janë 7240. Në dallim nga kjo, kishte 6649 Oliverë (Oliver), 5804 Xhekë (Jack) dhe 5379 Herri (Harry). Ju mund të shkoni në 7555 nëse u shtoni Oliverëve (Oliver) 906 emrat Ollie. Por Oliver dhe Ollie nuk janë realisht i njëjti emër. Ky i fundit është një version i shkurtuar, i bastarduar, i të parit. Në anën tjetër, Muhammad, Mohammed dhe Mohammad janë transliterime të të njëjtit emër, e janë shqiptuar njëlloj. Nuk ka emër tjetër ku drejtshkrimet e ndryshme thuajse e sfidojnë atë.

ONS-ja qe mjaft e lumtur dhjetë vite më parë të deklaronte në komunikatën e saj të shtypit se Mohammed – atëherë me sa duket drejtshkrimi i parapëlqyer – kishte hyrë në njëzet emrat më popullorë të foshnjeve. Por në këtë çast ngjan se ka ngurruar të na njoftojë se ai është tani emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells.

Pasja e shumë fëmijëve me emrat Muhammad, Mohammed dhe Mohammad që sillen rrotull nuk na kthen në një vend islam, sigurisht, sepse emrat islamë janë lehtësisht të lënë në hije në numër nga emrat kristianë në tërësi. Po nëse agjencia jonë kombëtare e statistikave publikon një listë të emrave popullorë, nuk e kuptoj pse nuk do të na lërë ta mësojmë tablonë e vërtetë, që, në fund të fundit, është sigurisht me po aq interes për multikulturalistët sa ç’është për islamofobët.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com      

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Fundi i një treni mbretëror historik
Shkencë & Jetë

Fundi i një treni mbretëror historik

02/07/2025
Next Post
Starton edhe Kampionati spanjoll: Barça bën detyrën, ngec Real Madrid

Starton edhe Kampionati spanjoll: Barça bën detyrën, ngec Real Madrid

Serie A në aksion: Juve nis mprapsht mbrojtjen e titullit, Inter fiton in extremis

Serie A në aksion: Juve nis mprapsht mbrojtjen e titullit, Inter fiton in extremis

Nga Artan Mullaj: Republika pa pyje

Nga Artan Mullaj: Republika pa pyje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni