Moti i rënduar me erëra e shira, ka bërë që efektin e parë ta kenë në portin e Durrësit, ku për pasojë është pezulluar çdo aktivitet.
Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.
Probleme nga reshjet janë regjistruar dhe në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku ka pasur rrëshqitje gurësh.
Këto dy ditë janë parashikuar reshje të shumta shiu, duke vënë alarmin për përmbytje të mundshme. Të fundit kanë qenë ato të para 3-4 viteve, ku nga fryrja e Vjosës u përmbytën fshatrat mes Fierit dhe Vlorës. /tesheshi.com/