PD dorëzoi në KAS një dosje me anë të së cilës ajo pretendon se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve, duke kërkuar një rivotim në 9 qarqe, pra vetëm aty ku ka fituar PS.
Po cilat janë pretendimet e saj:
“Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partisë shtet. Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për te blerë vota.
Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për te blere vota dhe kërcënuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë.
Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik te fletës se votimit qe sollën zhvleftësimin e 83 mije votave baraz me afërsisht 8 mandate.
Nga pamundësimi i votës se emigranteve tek karantina 3 ditore për te penguar emigrantet te vijnë fizikisht për te votuar”, u tha nga përfaqësuesit ligjorë në PD. /tesheshi.com/