Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një spektakël arkeologjik kafkash e eshtrash jo shumë larg Romës

Arkeologët italianë kanë zbuluar mbetjet e nëntë Neandertalëve në një shpellë jo shumë larg Romës.

Ministria Italiane e Kulturës deklaron se eshtrat janë midis 50,000 dhe 68,000 vjet të vjetra, dhe datat më të vjetra nga periudha 90,000 dhe 100,000 vjet më parë.

Mbetjet u gjetën në shpellat “Grotto Gatari” të zbuluara më shumë se 80 vjet më parë dhe ndodhen rreth 100 metra larg bregut të Detit Tirren në rajonin e Lazios, shkruan The Guardian.

Imazhet tregojnë eshtra, pjesë të kafkës dhe mbetje të tjera të trupit. Neandertali është emri për një lloj të veçantë të njeriut parahistorik që banoi në Evropë dhe një pjesë të Azisë rreth 40,000 vjet më parë.

“Eshtë një zbulim spektakolar”, tha Mario Rolfo, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e Tor Vergata.

Ai gjithashtu tha se shembja, ndoshta e shkaktuar nga një tërmet, vulosi këtë shpellë për më shumë se 60,000 vjet, duke ruajtur kështu mbetjet që mbetën brenda për dhjetëra mijëra vjet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts