Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

(Mos)krijimi i institucioneve kosovare: kërkesat e reja të PAN-it, një lojë e Kadri Veselit

by te Sheshi
04/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
(Mos)krijimi i institucioneve kosovare: kërkesat e reja të PAN-it, një lojë e Kadri Veselit

Nga Blendi Gashi

Koaliconi PDK-AAK-NISMA,  në mungesë të numrave për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, post ky që u takon atyre, tashmë kanë dalë me kërkesa të reja, që janë mbajtja e një takimi konsultativ mes partive ditën e mërkurë të javës së ardhshme ku do të vendoset për vazhdimin e seancës si dhe votimi në një paketë të Kryeparlamentarit dhe Qeverisë.

Këto kërkesa PAN i paraqiti sot përmes përfaqësuesve të saj në Kryesinë e Kuvendit, Enver Hoxhaj, Pal Lekaj  dhe Bilal Sherifi.

Por ato janë refuzuar nga Vetëvendosje, LDK e aleatët, duke thënë se nuk kanë arsye të takohen me partitë e PAN-it, pasi sipas tyre qëllim është të bëjnë votat për zgjedhjen e Kadri Veselit për kryekuvendar e jo të vazhdohet me punë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë tha se kërkesa e PAN-it, që në pako të votohen qeveria dhe kryeparlamentari nuk ka logjikë.

Ndërsa Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosje-s, e ka quajtur qesharake kërkesën e PAN-it që VV e LDK të votojnë Ramushin kryeministër, duke shtuar se kërkesat e tyre bëhen sa për të ruajtur unitetin mes bllokut të tyre pasi  kanë një marrëveshje parazgjedhore.

“Ata janë marr vesh që Veseli të zgjidhet kryetar i Kuvendit e si rrjedhojë Haradinaj kryeministër. Nëse Veseli nuk zgjidhet kryetar atëherë do të kemi prishje të llogarive që kanë bërë”, tha Konjufca.

Ja ç’thonë analistët për krizën e re politike

Edhe analistët politikë bojkotin e punimeve të Kuvendit nga koalicioni fitues e shohin kryekëput si lojë të Kadri Veselit që ky i fundit të arrijë qëllimet e tij personale.

Politologu Mentor Tahiri, mendon se stërzgjatja e konstituimit të Kuvendit vjen si rezultat i mungesës së votave, dhe ka për synim përfitimin e më shumë kohe shtesë që eventualisht të sigurohet ndonjë deputet më tepër që do të përkrahte kandidaturën e propozuar nga PAN për kryekuvendar.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja të parakohshme, gjithnjë e më shumë po duket si një opsion real. Por është pikëpyetje nëse diçka e tillë i konvenon subjekteve të radhitura në kuadër të PAN. Zgjedhjet e 11 qershorit me rezultatin që prodhuan, tregojnë qartë se ekziston një trend në rritje i pakënaqësisë me garniturën politike të pasluftës”, thotë Tahiri për tesheshi.com.

Faik Krasniqi, njohës i rrethanave politike thotë se zhvillimet e fundit në Kuvend janë lojëra të Kadri Veselit dhe Klanit “Pronto” të cilët po shihet se nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe as formimin e qeverisë, përkundër deklarimeve që i kanë numrat e nevojshëm dhe krijimi i institucioneve do të ndodh në afat rekord.

Krasniqi e quan qesharak dhe jo të sinqertë kushtin e Veselit për VV-në, që do të tërhiqej nga kandidatura e kryekuvendarit, në rast se këta të fundit votojnë Haradinajn kryeministër.

“Kushti tjetër absurd dhe qesharak është edhe deklarimi se ata të marrin pjesë në seancën konstituive vetëm atëherë kur të arrihet një konsensus mes partive politike. Askund në botë nuk ndodh që koalicioni që ka dalë fitues i zgjedhjeve të vendosë kushte për të marrë pjesë në seancë. Konsideroj që e gjitha kjo është një lojë e Kadri Veselit, që ta çojë vendin prapë në zgjedhje dhe të tentojë që të bëhet kryeministër”, thotë Krasniqi për tesheshi.com.

Edhe analisti politik, Arsim Haziri, thotë se koalicioni PAN po mundohet të blejë kohë pasi tashmë është dëshmuar se nuk i kanë numrat për kryekuvendarin e as qeverinë.

“Kadri Veseli përmes arrogancës së shembullt politike është duke pretenduar qëllimisht të zhagisë konstitumin e kryesisë së Kuvendit deri edhe kur më 7 gusht përfundon afati kushtetues, vetëm që situatat e mëpastajme të jenë në favorë të ambicieve të tyre politike. PAN në krye me z. Veselin përderisa situatat  nuk janë në favor të tyre, do të mundohen të neglizhojnë procese pavaresisht se janë të kushtueshme për shoqërinë tonë”, thotë Haziri për tesheshi.com.

/tesheshi.com/

Tags: institucionekosovekuvendiPANreagime

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!
Gjeopolitikë

Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!

17/07/2025
Next Post
Dosja e Prokurorisë, Marvi Mihali u qëllua 8 herë me thikë nga Eugen Bitraj…

Dosja e Prokurorisë, Marvi Mihali u qëllua 8 herë me thikë nga Eugen Bitraj…

Shpërthimi i Metës për armatosjen e popullit, reagon Policia e Shtetit

Atentati te Komuna e Parisit, video e një shtetasi gjerman zbuloi autorët…

Thirrja e LDK-së për PAN-in: Dilni në opozitë, s’është fundi botës

Thirrja e LDK-së për PAN-in: Dilni në opozitë, s’është fundi botës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025
OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni