Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Monitoruesi i Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi: S’ka kushte për t’u zhvilluar seanca normale

by te Sheshi
09/03/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Monitoruesi i Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi:  S’ka kushte për t’u zhvilluar seanca normale

Intervistoi: Blendi Gashi

Shumë pluhur është çuar nëse është shkelur Kushtetuta apo jo me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Kosovës. Ka mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje, derisa opozita e bashkuar e ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Portali mbarëkombëtar tesheshi.com ka zhvilluar një intervistë me Albert Krasniqin, menaxher i projektit për monitorimin e Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili thotë se sa i përket procedurave që janë ndjekur në rastin e zgjedhjes së presidentit, nuk është vërejtur ndonjë shkelje serioze, megjithatë shton se Kushtetuesja do ta thotë fjalën përfundimtare.

Në këtë intervistë, Krasniqi flet edhe për krizën politike në vend, seancën e radhës plenare që do të mbahet më 10 mars si dhe për riformatimin e paralajmëruar të qeverisë.

Organizata në të cilën punoni KDI, mbikëqyr Kuvendin e Kosovës. Si i keni parë zhvillimet që kanë ndodhur në muajt e fundit.  Sipas jush kjo krizë politike po ndodh për fajin e opozitës apo mazhoranës dhe si të dilet nga kjo situatë?

Kriza politike nëpër të cilën po kalon veçanërisht institucioni i Kuvendit, nuk është vetëm për faj të njërës prej blloqeve politike. Asnjëra palë nuk mund të amnistohet, pasi mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësitë.

Partitë në pushtet janë përgjegjëse për injorimin e vazhdueshëm të opozitës dhe mungesën e transparencës ndaj tyre dhe publikut karshi gjithë procesit të dialogut. Kjo qasje ka quar deri në një lloj radikalizmi të masave të opozitës, pasi i gjithë diskursi politik në dy vitet e fundit ka qenë shpërfillës ndaj qasjeve të buta dhe zhvillimit të dialogut në Kuvend. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pothuajse e pamundur që përmes komunikimit të zgjidhen mospajtimet politike.

Në anën tjetër, edhe partitë opozitare nuk është që kanë shterur të gjithë mekanizmat e mundshëm institucional për të kundërshtuar këto marrëveshje. Po ashtu, opozita është dashur të jetë më pak insistuese në arritjen e synimeve maksimale që është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuara e menjëhershme në zgjedhje. Besoj që një zgjidhje e ndërmjetme do të ishte më e favorshme për interesin e përgjithshëm.

Seanca e radhës është thirrur për 10 mars, çfarë pritni të ndodh dhe a duhet së pari të arrihet një kompromis mes palëve e pastaj të thirren seanca?

Është e vështirë të parashikojmë rrjedhën e seancave plenare, por kryesisht vlerësimet tona i bëjmë duke u bazuar në qëndrimet publike të partive politike. Andaj, pritjet nuk janë se do të ketë një rrjedhë normale të seancës pa një përkushtim paraprak të partive politike. Deri më tani nuk është parë gatishmëri për tejkalim të krizës pa sakrifikuar diçka nga synimet e tyre, për më tepër me retorikën e tyre dhunë nxitëse po tentojnë të eliminojnë dialogun si mundësi të daljes nga kriza. Edhe për seancën e radhës nuk vlerësoj të jenë përmbushur kushtet për të zhvilluar një seancën normale.

Opozita e bashkuar dërgoj çështjen e zgjedhjes së presidentit në Kushtetuese. Çfarë vendimi pritni të jep Kushtetuesja? Po, çmendim keni për zërat që thonë se me rastin e zgjedhjes së Thaçit në krye të shtetit u shkel Kushtetuta?. Nëse po në cilat raste?

Është një vijë shumë e hollë e interpretimit të procedurave ligjore nëse janë përfillur ose jo. Për të njëjtën gjë mund të pretendojnë të kenë të drejtë dy palë të ndryshme. Edhe në Gjykatën Kushtetuese jo gjithherë të gjithë gjyqtarët pajtohet për të njëjtin interpretim. Sa i përket procedurave që janë ndjekur në rastin e zgjedhjes së presidentit, ne nuk kemi vërejtur ndonjë shkelje serioze të këtyre procedurave. Ky konstatim është i ndryshëm nga procesi politik dhe atmosfera që ka karakterizuar seancën. Po ashtu, ne nuk jemi në gjende të flasim për presionet e mundshme apo favoret tjera që mund të jenë bërë ndaj deputetëve apo familjarëve të tyre. Kjo është çështje që i takon prokurorisë dhe organeve tjera të rendit. Megjithëkëtë, kontestimi i procedurave të ndjekura me rastin e zgjedhjes së presidentin në Gjykatën Kushtetuese, do të ndihmoj në qartësimin e mëtejmë të tyre.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë edhe pse ka qëndruar në sallë nuk e ka bërë kuorumin pasi nuk ka marrë pjesë në votim. A mund të na tregoni tregoni se kur njihet kuorumi në rastin e zgjedhjes së presidentit?

Pjesëmarrja e deputetit në seancën e zgjedhjes së presidentit ndihmon në arritjen e kuorumit të nevojshëm prej 2/3-ve (80 deputetë) për të nisur procedurat e votimit. Nëse në atë seancë në sallë nuk do të ishin prezent të paktën 80 deputetë, atëherë nuk do të kishte qenë e mundur që Kuvendi të kaloj në raundet e votimit. Kurse, nëse në kutinë e votimit nuk do të kishin qenë të paktën 80 fletëvotime të deputetëve, atëherë do të shkaktohej ngecje në procedurë. Që do të thotë se në një situatë të tillë, nuk do të kishte qenë e mundur zgjedhja e presidentit dhe konsumimi i raundeve të votimit.

Një temë që po përflitet në media është edhe riformatizimi i Qeverisë. Si e vlerësoni këtë kur opozita po kërkon dorëheqjen e saj dhe ndërrimi i vendeve të ministrave a është vetëm rehatim i zyrtarëve të partisë apo sjell diç ndryshime positive në ekzekutiv?

Riformatimi i Qeverisë nuk besoj të ketë ndonjë ndërlidhje me krizën politike. Ajo çfarë zakonisht ka ndodhur në të kaluarën ka qenë se këto riformatime janë shfrytëzuar për të krijuar përshtypjen se me ndryshimin e figurave do të filloj të përmirësohet edhe gjendja në këto dikastere të Qeverisë. Nëse një ministër largohet nga pozita, duhet të dihen edhe arsyet që qëndrojnë prapa këtij largimi, për shkak se një ministër me performancës të dobët nuk duhet të kenë mundësi të gradimit në pozita tjera shtetërore.

KDI në muajin nëntor ka preznatuar platformën ‘votaime’. Sa po jep rezultat kjo platform, sa ka rritur të themi komunikimin deputet-qytetarë, apo keni pritur diç më shumë?

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të monitorimit të Kuvendit, kemi provuar të ofrojmë një praktikë të re të komunikimit qytetarë-deputetë duke shfrytëzuar teknologjinë informative. Si të gjitha risit tjera, edhe platforma Vota Ime kërkon pak kohë që të promovohet dhe që komunikimi i ndërsjellë të jetë pjesë e kulturës së përgjithshme. Qytetarët duhet të jenë më insistues për të kërkuar llogaridhënie nga të zgjedhurit e tyre, dhe t’i mbajnë përgjegjës kur nuk përmbushin premtimet e dhëna. Përveç mundësisë së komunikimit, platforma Vota Ime ofron edhe të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar punën individuale të deputetëve, të partive politike, dhe të Kuvendit në tërësi, sidomos në drejtim të transparences.

/tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Alpinizëm: Kosova pushton Kilimanxharon

Alpinizëm: Kosova pushton Kilimanxharon

Replika e presidentit meksikan: krahason tonin e Donald Trump me atë të Hitlerit

Replika e presidentit meksikan: krahason tonin e Donald Trump me atë të Hitlerit

Reali “djeg” Romën, në çerekfinale të Champions-it dhe Volfsburgu

Reali “djeg” Romën, në çerekfinale të Champions-it dhe Volfsburgu

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni