Pasi kryeministri Haradinaj e cilësoi presidentin serb si një “luftënxitës”, si reagim ndaj këtij të fundit që tha se s’i njeh kufijtë e Kosovës, është ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka shkaktuar deri atje sa masakrën e Reçakut ta quan një sajesë.
Reagimi i Vulinit qe gjithashtu dhe ndaj deklaratës së Pacollit që e quajti homologun Daçiç si një pasardhës në Millosheviçit.
“Serbia nuk ka shkaktuar luftëra, e as nuk ka shpikur një masakër si në Reçak si një justifikim për bombardimin e Serbisë”, ka deklaruar Vulin.
Ai madje ka sulmuar dhe krerë të Kosovës për të djeshmen e luftës.
“Ramush Haradinaj ka vrarë serbë, pa dyshim. Ai u lirua për shkak se dëshmitarët kundër tij janë të vrarë. Këshilltari Haradinajt, Sylejman Selimi, është dënuar t për krime kundër popullatës civile dhe aktualisht është në lirim me kusht”, tha kreu i Mbrojtes serbe.
Ngjashëm ai përmendi dhe ministrin Rustem Berisha apo Fatmir Limaj. /tesheshi.com/