Një indian sëbashku me vëllanë e tij kanë një lidhje të ngushtë me kafshët e pyllit dhe të bëjnë të kujtosh Moglin nga Libri i Xhunglës.
Surendera Kumar dhe motra e tij Rajeshvari, 25 vjeç, enden çdo ditë nëpër xhungël dhe luajnë me majmunët dhe kafshët e tjera të rajonit Chattisgarb.
Ata nuk frikësohen kurrë nga egërsirat e pyllit, ulërimat e të cilëve dëgjohen në të gjithë zonën, dhe madje u pëlqen të luajnë me këto kafshë.
E ëma e tyre Pancho Bai, e jeton çdo ditë me frikën se fëmijët nuk i kthehen më, por përkundrazi, ata jo vetëm që kthehen por edhe nuk kanë asnjë shenjë lëndimi. /tesheshi.com/