Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka deklaruar sot se hyrja e vendit të parë ballkanik në BE do të ndodhë pas mbylljes së valës euroskeptike.
Në një shkrim në blogun e saj zyrtar, Kreu i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë thekson se Kosova dhe Shqipëria janë në rrugën drejt BE-së, por sfida e radhës është për t’ju përgjigjur forcës dhe kërkesës për punë të popujve të Ballkanit.
“Ballkani është i vendosur në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian.
Rruga e Ballkanit drejt BE-së është në mesin e 12 prioriteteve që duhet të adresohen në vitin 2017.
“Puna jonë vazhdon – për të kapërcyer armiqësinë e së kaluarës dhe për t’iu përgjigjur thirrjes për punësim dhe unitetet për të rinjtë që vijnë nga ky rajon”, ka shkruar Mogherini.
/tesheshi.com/