Kur flitet për bukurinë, femrat janë ato që dinë dhe marrin vesh më së shumti, pasi edhe aplikojnë shumë produkte bukurie e i përdorin në masë. Moda e momentit që ka përfshirë një numër të madh të gjinisë femërore, është një sfungjer me dy fije peri. Por për çfarë shërben sfungjeri?
Konjac sponge, e thënë në shqip, sfungjeri konjac. Duket si një sfungjer normal por është i veçantë pasi kryen shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ndihmon në pastrimin e fytyrës, është i përsosur për të gjitha llojet e lëkurave dhe jep një butësi të ndjeshme pa përdorur produkte të veçanta.
Konjac është një bimë që rritet në Kinë, në Kore dhe në Japoni, në kuota të larta, ku ajri është shumë i pastër dhe nga rrënja e saj arrihet të prodhohet një sapun natyral, i cili ngjan me sfungjerin.
Por, cilat janë vetitë e sfungjerit konjac? Vepron si një peeling sipërfaqësor, ka veprim esfoliant shumë delikat ndaj mund të përdoret çdo ditë, riaktivizon mikroqarkullimin ndaj stimulon rinovimin e qelizave.
Ai mund të përdoret pa shtimin e detergjentëve, zgjat rreth 5 muaj dhe kushton vetëm 5 euro, ose më pak. Mjafton të tërhiqni anët prej peri që rrethojnë sfungjerin dhe gjithçka është gati. /tesheshi.com/