Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mitrovicës i shtohen të veçantat dhe çuditë: Në oborrin e spitalit do të ndërtohet një çerdhe fëmijësh

by te Sheshi
22/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Mitrovicës i shtohen të veçantat dhe çuditë: Në oborrin e spitalit do të ndërtohet një çerdhe fëmijësh

Nga Gani Gashi

Mitrovica ka shumë të veçanta, gjë që e bëjnë atë një qytet shumë karakteristik jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe Botë.

Fjala vjen,është një qytet i ndarë në dysh, me një urë që në mes ka një ‘Park të Paqes’, pa paqe asgjëkundi,  veriun e qytetit që nuk do t`ja dijë për shtet e ligj, me 4 lumenj, me minierën e Stan Tërgut; e së fundi këtyre pritet t`u shtohet edhe një kopsht për fëmijë, për faktin se do të ndërtohet në oborrin e një spitali.

Më konkretisht, Komuna e Mitrovicës së jugut, parasheh që në oborrin e spitalit të Mitrovicës që gjendet në lagjen ‘Bari’, të ndërtojnë një çerdhe për fëmijë.

Kështu së paku është thënë në Komitetin për Politike e Financa të Komunës, ku kryetari Agim Bahtiri, propozon miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik-juridik të tokës ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 2151 m/katror dhe e njëjta të ridestinohet për ndërtimin e një çerdheje për fëmijë, tek vendi i quajtur ‘Bari’ (siç shihet në dokumentin zyrtar në foton kryesore).

Por lidhur me këtë propozim vendim të Komunës së Mitrovicës për ndërtimin e një çerdheje të fëmijëve në oborrin e spitalit,

Shoqëria Civile, ekspertët e Shëndetit si dhe opozita, janë kundër për arsye të sigurisë së shëndetit të fëmijëve.

“Nuk ka askund në botë që institucionet shtetërore, e në këtë rast ato komunale, të japin leje për ndërtimin një çerdhe fëmijësh në oborrin e një spitali”,  ka thënë  nga opozita Faruk Mujka, kryetari i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Komunën e  Mitrovicës.

“Unë nuk di e as që kam dëgjuar që të ndërtohet çerdhe në oborrin e spitalit diku në botë, kjo ndodh vetëm në Mitrovicë”,  ka shtuar Mujka.

Propozimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës, këto ditë do të jetë në seancën e Kuvendit Komunal, e grupi asamblistëve të VV ka paralajmëruar se do të votojë “kundër”, duke arsyetuar se të vetmin qëllim ka mbrojtjen e fëmijët  nga sëmundjet e ndryshme.

IMG_6913 (1)

Sipas asambleistit Mujka, në gjithë botën çerdhet e fëmijëve ndërtohen në vende sa ma larg zhurmëve së qytetit, në vende ku janë të gjelbëruara,  e kurrsesi në oborret spitalesh që dihet se nga ç`kategori njerëzore frekuntohen.

Në anën tjetër, Lulzim Hakaj nga Shoqëria civile i ka thënë portalit tesheshi.com se vetëm propozimi që një çerdhe e fëmijëve të ndërtohet në oborrin e spitalit nuk do koment, e le më që në realitet aty të ndërtohet vërtet  një  objekt për destinim të tillë.

“Ne duhet të kemi parasysh së pari kushtet në të cilat janë spitalet tona në Kosovë në përgjithësi, ku rreziku nga ndonjë infeksion tek fëmijët është permanent”, ka thënë Hakaj.

“Nuk besoj se asamblistët, pra njerëzit e zgjedhur nga vota e qytetarëve do ta bëjnë një gabim kaq të madh duke lejuar ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në vendin ku më së shumti ka persona të sëmurë, pra në oborrin e një spitali”, ka shtuar ai.

Dhe sipas Hakajt, me norma ndërkombëtare nuk lejohet që një çerdhe fëmijësh të ndërtohet përballë një objekti spitalor për të sëmurë mental; e nëse çerdhja  do të ndërtohet, thotë ai, atëherë kjo do të jetë vetëm 10 metra larg këtij spitali në vijë  ajrore.

“Karakteristikave të shumta të qytetit të Mitrovicës, e çudive gjithashtu,  që na bëjnë si një nga qytetet më unike të botës siç është ndarja në dysh me ‘Park të Paqes’ pikërisht për shkak të mungesës së paqes, etj. do t`i shtohet tashmë dhe një çerdhe fëmijësh në oborrin e një spitali”,  ka ironizuar Hakaj nga Shoqëria Civile.

Kundër këtij projekti të Komunës së Mitrovicës shprehet dhe Luljeta Zhubi-Buçinca, shefe e spitalit të Infektologjisë në Mitrovicë. Ajo thotë se në perëndim është ndeshur personalisht me raste të çerdheve afër objekteve spitaleve, por është fjala vetëm për çerdhe apostafat për fëmijët e personelit të spitalit.

“Nëse edhe kjo çerdhe për fëmijë ndërtohet vetëm për fëmijët e të punësuarve në spital, kjo është në rregull; në të kundërtën, kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodh”, ka thënë Zhubi-Buçinca, që shton nga ana e saj se ato lloj çerdhesh që ka parë në botë e që ishin për fëmijët e personelit spitalor, kishin njëherësh dhe kushte ekstreme të sigurisë sa i përket aspektit shëndetësor.

Më tej ajo thotë se oborri i spitalit është mbingarkuar shumë pasiqë aty është edhe shkolla e mesme e Mjekësisë që po ndërtohet, si dhe në afërsi të madhe me vendin ku është paraparë  të ndërtohet çerdhja (nëse do ndërtohet), janë edhe spitali i Pediatrisë si dhe spitali apo qendra për të sëmurët mentalë”.

Në anën tjetër, zyrtarë komunale të Mitrovicës shprehen të bindur se po bëjnë gjënë e duhur. Edhe ata nga ana tyre pretendojnë se ndërtimi i një çerdhe fëmijësh në oborrin e një spitali është normale, duke thënë se të tilla ka shumë nëpër botë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan
Sociale & Shoqëri

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Next Post
1 Shtator, nis aksioni kundër informalitetit në biznes, aktualisht në nivelin 50 për qind

1 Shtator, nis aksioni kundër informalitetit në biznes, aktualisht në nivelin 50 për qind

FOTO/Një pishinë xhami mes dy pallateve: të lahesh në 40 metra lartësi

FOTO/Një pishinë xhami mes dy pallateve: të lahesh në 40 metra lartësi

Mediat malazeze njoftojnë nënshkrimin e demarkacionit me Kosovën në samitin e Vjenës

Mediat malazeze njoftojnë nënshkrimin e demarkacionit me Kosovën në samitin e Vjenës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni