Gjykata në Mitrovicë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burg të akuzuarin Sadik Bajrami për privimin nga jeta e të riut Ermal Kamberaj.
Pak orë pasi e pranoi fajësinë, Bajrami ka dalë para gjykatës ku iu shqiptua masa e dënimit për veprën që e kreu në majin e vitit 2017. Tashmë dy vite, agresori ndodhet në paraburgim, dhe praktikisht pas 10 vitesh ai mund ta gëzoj lirinë, pavarësisht se e ndau nga jeta 24 vjeçarin që nuk kishte të bëj asgjë me të.
I dënuari Bajrami ka pranuar fajësinë në praninë e gjykatësve dhe familjarëve, dhe ka shprehur “keqardhje dhe pendim për atë se çfarë kishte ndodhur”.
I riu Kamberaj ishte menaxher i një kafeneje në Mitrovicë, dhe u qëllua tre herë me një pistoletë “Crvena Zastava”, pas një zënke të nxitur nga Sadik Bajrami lidhur me rezervimin e një tavoline të lokalit.
Ende nuk kanë mbërritur reagimet nga ana e familjarëve apo shoqërisë civile për dënimin që mori autori i ngjarjes që tronditi vendin dy vite më parë.
Në kërkim të drejtësisë për Ermalin janë mbajtur edhe protesta në vendlindjen e tij në Mitrovicë. /tesheshi.com/