Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Misteri i varrit të Xhengiz Khan: kërkimi i pashpresë për thesaret e Mongolisë së lashtë

by te Sheshi
29/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Misteri i varrit të Xhengiz Khan: kërkimi i pashpresë për thesaret e Mongolisë së lashtë

Eshtë një tokë jashtëpërmasore për legjenda të jashtëzakonshme. Asnjë rrugë, asnjë ndërtesë e qëndrueshme, vetëm qiell valëvitës, bar i tharë dhe erë e pandalshme. Të udhëtosh përmes Mongolisë, duhet të ndalosh shpesh, për të pirë çaj të kripur me qumësht në tendat e nomadëve apo për të shkrepur një fotografi të tufave me kuaj apo dhi. Ndonjëherë vetëm thjesht për të ndaluar, pasi udhëtimi përmes provincës Ömnögovi në Mongoli është i pafund me makinë. Të imagjinojmë si do të ishte të udhëtoje me kalë!

Por, ky është vendi i Xhingiz Khan, luftëtarit që pushtoi botën në shpinë të kalit. Historia e tij është plot me rrëmbime, gjakderdhje, dashuri dhe hakmarrje. Por, këto i ka historia. Legjenda nis me vdekjen e tij…

Xhingiz Khan dikur sundonte çdo gjë midis oqeanit Paqësor dhe detit Kaspik. Në prag të vdekjes ai kërkoi të varrosej në mënyrë sekrete. Ushtria në zi e mori trupin e tij, duke vrarë këdo që ndeshte rrugës e që kalonte drejt vendit të fshehtë. Kur perandori më në fund u vendos në vendin e prehjes finale, ushtarët e tij shkelën me 1 mijë kuaj sipër vendvarrimit për të shkatërruar çdo gjurmë. Në 800 vjetët që nga vdekja e Xhingiz Khan, askush nuk ka mundur ta gjejë varrin e tij.

Ekspeditat e drejtuar nga të huajt e kërkuan varrin përmes gjithë teksteve historike, në terren e madje, edhe nga hapësira – projekti i National Geographic për luginën e Khanëve përdori imazhe satelitore në një gjueti masive për gjetjen e vendvarrimit. Por interesi më i madh në lokalizimin e varrit është ndërkombëtar, pasi mongolezët nuk duan që ai të gjendet.

Kjo dëshirë nuk është sepse Xhingiz Khan nuk është i rëndësishëm në atdheun e tij – krejt e kundërta. Fytyra e tij ndodhet mbi kartmoedha dhe në shishe pijesh; ka gjasa të mos ketë qenë kaq popullor që prej vdekjes së tij në vitin 1227. Kështu, që mund të jetë e vështirë për të huajt të kuptojnë se përse konsiderohet tabu kërkimi për varrin e tij.

Xhingis Khan nuk donte të gjehej

Ngurrimi i tyre shpesh romantizohet nga media e huaj si një mallkim, një besim që botës do t’i vijë fundit nëse zbulohet varri i Xhingiz Khan. Kjo i bën jehonë legjendës së Tamerlenit, mbretit turko-mongol të shekullit të 14-të, varri i të cilit u hap në vitin 1941 nga arkeologët sovjetikë. Menjëherë pas trazimit të varrit, ushtarët nazistë sulmuan Bashkimin Sovjetik, duke hapur frontin e përgjakshëm lindor të Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit supersticiozë mund edhe ta quajnë këtë shkak-pasojë.

Por, për vendasit nuk ka asgjë të tillë. Mongolezët nuk duken supersticiozë. Ata thonë se gjithçka ka të bëjë me respektin, pasi ai nuk donte që t’ia gjenin varrin.

“Ata bënë gjithë ato përpjekje për ta fshehur varrin e tij”, vë në dukje një banore e zonës, e cila në fakt ka edhe diplomë universiteti. Po ta hapësh tani do të shkelej vullneti i tij.

Bëhet fjalë për një ndjesi mjaft të përhapur mes mongolezëve. Mongolia është një vend me tradita të lashta dhe krenari të thellë. Në shtëpitë e banorëve, mund të gjesh tapete të varura me portrete të Khanit të Madh. Disa e identifikojnë veten si “Pasardhësit e Artë”, duke gjurmuar prejardhjen e tyre nga familja mbretërore. Në gjithë Mongolinë, luftëtari mbetet një ikonë  e fuqishme.

Përtej presioneve kulturore për të nderuar dëshirën e fundit të Xhengiz Khan, kërkimi për varrin e tij përmban edhe një sërë problemesh teknike. Mongolia është e pamasë dhe e pazhvilluar – më shumë sesa shtatë herë më e madhe se Britania dhe me vetëm 2 për qind rrugë të shtruara.

Dendësia e popullsisë është kaq e paktë saqë vetëm Groenlanda dhe pak ishuj të humbur mund ta kalojnë. Si e tillë, çdo panoramë është natyrë e virgjër epike. Humaniteti dallohet aty sa për të përvijuar peizazhin: silueta e largët dhe e bardhë e ndonjë bariu, apo ndonjë faltore shkëmbore që regëtin përmes flamujve të lutjeve. Një peizazh i tillë ka shumë sekrete.

Doktor Diimaajav Erdenebaatar e ka ngritur karrierën duke mposhtur sfida të tilla në kërkimet e tij arkeologjike. Shef i departamentit të Arkeologjisë në universitetin shtetëror të Mongolisë, ai ka qenë pjesë e një ekspedite të përzier për të gjetur varrin e luftëtarit. Projekti japonezo-mongol i quajtur Gurvan Gol (Tre Lumenjtë) u fokusua në vendlindjen e Xhengiz Khan në provincën Khentii ku rrjedhin tre lumenjtë, Onon, Kherlen dhe Tuul. Kjo ishte kështu në vitin 1990, në të njëjtin vit me revolucionin demokratik mongolez, kur vendi hodhi poshtë në mënyrë demokratike qeverinë e vet komuniste për një sistem të ri demokratik. Por, vendi po në mënyrë paqësore refuzoi edhe kërkimin për Xhengiz Khan dhe protestat publike e ndalën atë.

Që prej vitit 2001, Dr. Erdenebaatar po gërrmon në varrezën 2 mijëvjeçare të mbretërve Xiongnu në një provincë qendrore të Mongolisë. Ai beson se këta mbretër kanë qenë paraardhësit e mongolëve – një teori që e mbështeste edhe vetë Xhengis Khan. Një gjë e tillë do të thotë se ka praktika të njëjta varrimi, dhe varrezat Xiongnu mund të tregojnë sesi mund të duket varri i luftëtarit.

Mbretërit Xiongnu ishin varrosur më shumë se 20 metër nën tokë në dhoma të ngushta, me vendet e shënuara sipër tokës nga një katror me gurë. Iu deshëm dhjetë vera që Dr. Erdenebaatar të gërrmonte varrin e parë, që tashmë ishte plaçkitur nga hajdutët. Pavarësisht kësaj, në të ndodheshin sende të çmuara që dëshmonin edhe arritjet diplomatike të mbretërve: një karrocë kineze, qelq romal dhe shumë metale me vlerë.

Shumë arkeologë mendojnë se varri i Xhengiz Khan do të jetë i mbushur me thesare të ngjashme të mbledhura nga e gjithë Mongolia. Kjo është një arsye më shumë përse mbetet i lartë interesi i të huajve.

Por, nëse ai është varrosur sipas stilit të mbretërve Xiongnu do të jetë e vështirë, në mos e pamundur, të dihet me siguri. Një varr i tillë do të jetë fshehur thjesht duke hequr sinjalet mbitokësore me gurë. E me një dhomë varrimi 20 metra nën tokë, do të ishte e pamundur ta gjeje në hapësirën e pafund mongole.

Tregimet folklorike thonë se Xhengiz Khan është varrosur në një majë në malet e quajtura Burkhan Khaldun, gati 160 kilometra në verilindje të Ulaanbaatar. Ai ishte fshehur nga armiqtë në atë mal kur ishte i ri dhe kishte premtuar të rikthehej në vdekje. Megjithatë, ka paqartësi mes akademikëve se në ç’vend të maleve mund të jetë varri, gjithmonë nëse është aty.

Askush nuk mund të ngjitet në ato male. Edhe zona rrethuese ka qenë e mbyllur dikur përveçse për anëtarët e familjes mbretërore. Dikur i njohur si Ikh Khorig, apo “Tabuja e Madhe”, tani zona është e kufizuar dhe nën mbrojtjen e agjencisë së trashëgimisë kulturore të OKB-së.

Xhengiz Khan nuk është thjesht heroi më i madh i Mongolisë. Perëndimi sjell në qasje vetëm atë që ai pushtoi, por mongolezët kujtojnë edhe atë që ai krijoi. Perandoria e tij lidhi Lindjen me Perëndimin, duke lejuar lulëzimin e Rrugës së Mëndafshtë. Sundimi i tij mishëroi konceptet e imunitetit diplomatic dhe lirisë së besimit. Ai vendosi një sistem të besueshëm postar dhe përdorimin kartmonedhave. Xhengiz Khan, jo vetëm e pushtoi botën por edhe e civilizoi atë.

Ai mbetet edhe sot e kësaj dite një figurë që gëzon respekt, ndaj edhe mongolezët duan që varri i tij të mbetet i paprekur. “Nëse do donin që ta gjenim, do të kishin lënë shenja”, thonë në Mongoli.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Ky është fruti që kontrollon tensionin dhe nivelin e lartë të sheqernave në gjak

Ky është fruti që kontrollon tensionin dhe nivelin e lartë të sheqernave në gjak

Ndodh në bjeshkët e Istogut: manifestimi “Të qethat 2017”, Isa Mustafa provon të qethë dele

Ndodh në bjeshkët e Istogut: manifestimi “Të qethat 2017”, Isa Mustafa provon të qethë dele

Bombarduesit amerikane B-1B survejojnë Korenë e Veriut, SHBA: Gati të ndërhyjmë me forcë të paparë

Bombarduesit amerikane B-1B survejojnë Korenë e Veriut, SHBA: Gati të ndërhyjmë me forcë të paparë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni