Me 106 vota pro, nga 94 që duheshin, parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave, një inisiativë e mazhorancës, pas kushtit të vënë na opozita brendaparlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.
“Me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin partinë dhe deputetin që duan”, tha kryeministri Rama.
“Të dalësh kundër është të jesh në anën e gabuar e historisë.
Dua të falendroj miqtë, deputetët dhe partnerët në këtë nismë.
Të gjithë miqve dhe partnerëve, uroj ta dëgjojnë këtë mesazh, nga foltorja e një parlamenti sovran, qeverie dhe një kryeministri që përfaqëson një shtet sovran”, tha shefi i mazhorancës.
Nga ana tjetër, opozita jashtëparlamentare, reagoi duke thënë se “Edi Rama refuzoi hapjen e 100% të listave dhe mos prekjen e koalicioneve”.
“Ata shkelën me këmbë konsensusin dhe Kushtetutën. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar pa konsensusin e opozitës dhe në mënyrë të njëanshme”, theksoi kreu demokrat. “Ndryshimet e njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe për qytetarët…”, shtoi Basha në reagimin e tij. /tesheshi.com/