Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi se praktika kombëtare e punës 2016, do të përfshijë 2000 të rinj të diplomuar nga Shqipëria dhe diaspora.
Duke folur sot në një ceremoni për prezantimin e praktikës, ai bëri me dije se praktika do të zbatohet nga muaji qershor deri në muajin gusht në administratën publike.
Ministri bëri me dije se ky është viti i tretë që po realizohet praktika dhe tregon se të rinjtë nuk janë pasiv, por dinë mirë të jenë pjesë e administratës.
“Realizuam me sukses thirrjen e parë ku aplikuan 1700 të rinj dhe u përzgjodhën 950, të cilët zhvilluan me shumë sukses praktikën e punës. Në ditën e rinisë 200 prej tyre nënshkruan kontratat një vjeçare në shtet. Këtë vit hapen dyert edhe në institucionet e qeverisjes vendore”, u shpreh Klosi. /tesheshi.com/