Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ministri i Jashtëm turk: Turqia nuk duhet të përdoret në referendumin britanik

by te Sheshi
22/06/2016
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ministri i Jashtëm turk: Turqia nuk duhet të përdoret në referendumin britanik

Statusi i Turqisë si vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian nuk duhet të përbëjë një çështje në debatin e lindur prej referendumit britanik. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm turk, i cili tha se Turqia do të dëshironte që Britania të qëndronte në BE për të pasur bllok më të fortë.

“Nuk është e drejtë që çështja se kur Turqia do të jetë një anëtare e BE të përdoret në fushatën Brexit. Turqia nuk ka qenë kurrë barrë për BE-në”, tha Mevlüt Çavuşoğlu gjatë një konference shtypi në Ankara.

Komentet e tij janë më të fundit shenjë e tensionit mes Turqisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me deklaratën e David Cameron se Turqia nuk pritet të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 3000.

Gjatë fushatës, Cameron ka vendosur disa afate kohore për parashikimet e tij se kur mund të jetë e mundshme që BE të anëtarësojë Turqinë, por për arsye diplomatike ka refuzuar të deklarojë nëse Britania do të përdorte veton e saj për të bllokuar Turqinë.

Edhe pse BE ka thënë se së shpejti do të hapë bisedimet për kapitullin e radhës në procesin e stërzgjatur të pranimit të Turqisë, lëvizja shihet më së shumti si simbolike për shkak të kundërshtisë që mbizotëron ndaj Turqisë në Bashkimin Europian. Duhet vetëm një shtet anëtar që të bllokojë pranimin.

Edhe nëse Britania zgjedh të mos vendosë veton ndaj pranimit të Turqisë, një pjesë e mirë e vendeve europiane thonë se kanë vullnetin për ta refuzuar Turqinë. Qeveria socialiste franceze, për shembull, ka thënë se nuk do të jetë dakord me anëtarësimin e Turqisë në BE pa mbajtur një referendum për këtë vendim.

Duke folur për LBC-në, Cameron tha se çështja e anëtarësisë së Turqisë në BE ishte “patatja më e nxehtë nga të gjitha”.

I pyetur nëse e përjashton mundësinë e pranimit të Turqisë në BE ai tha: “Ne dëshirojmë që Turqia të jetë demokratike. Ne dëshirojmë që ajo të anojë nga perëndimi. Ne dëshirojmë të ketë një ekonomi tregu. Por ideja e bashkimit të saj në BE është me dekada larg”.

Sir John Major, ish-kryeministër britanik tha se Turqia nuk do të anëtarësohet në BE për një ose dy dekada, një afat kohor më i shkurtër sesa ai i Cameron.

Fushata Brexit, duke argumentuar se referendum do të jetë i fundit në lidhje me marrëdhëniet e Britanisë me BE për dekada, thotë se e sheh legjitime ngritjen e perspektivës së anëtarësimit të Turqisë në BE në një farë pike në të të ardhmen e afërt. Fushata vë në dukje se zyra e jashtme britanike ka një ekip të dedikuar në Ankara që punon për të përgatitur Turqinë për anëtarësimin.

Që nga vitet 1990, Britania e Madhe ka qenë një nga avokatet më të artikuluara të anëtarësimit të Turqisë në BE, por duket se zhvillimet e fundit në këtë vend, e ka zmbrapsur këtë qëndrim.

Çështja mbetet ekstremisht delikate në fushën diplomatike, pasi bashkëpunimi i Turqisë është thelbësor në reduktimin e fluksit të refugjatëve nga Sriia, sikundër edhe si kundërshtare e regjimit të Al Assad brenda Sirisë.

İlnur Çevik, këshilltari kryesor i presidentit tha për median britanike: “Mendonim se Cameron ishte mbështetësi ynë primar në kërkesën për anëtarësim në BE. Jemi shumë, shumë, le të themi, të shtangur”.

“Turqit kishin ndjesinë se britanikët ishin forca nxitëse pas anëtarësimit tonë në BE dhe se ata do të na drejtonin. Mënyra sesi Cameron deklaroi kundërshtinë, ishte e papritur. Mënyra sesi ai e artikulon idenë e anëtarësimit tonë në një kohë të pacaktuar, po na lëndon”.

Bashkimi Europian dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për refugjatët më 18 Mars e cila synonte shkurajimin e emigrantëve të paligjshëm të kalonin detin Egje, duke vendosur masa më të rrepta ndaj trafikantëve dhe përmirësimin e kushteve për gati 3 milionë refugjatët sirianë në Turqi.

Marrëveshja lejon përshpejtim të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimi pa viza të qytetarëve turq brenda zonës Shengen, me kushtin që Ankaraja të përmbushë 72 kërkesat e vendosura nga BE. Aspekti i heqjes së vizave parashikuar në marrëveshje është shtyrë për në muajin tetor.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi
Bota & Rajoni

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët
Lindja e Mesme

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Next Post
E vërtetë apo montazh? Videoja që shkaktoi furtunë në internet

E vërtetë apo montazh? Videoja që shkaktoi furtunë në internet

Kuqezi! Rrugëtimi mbaroi, por ëndrra vazhdon

Kuqezi! Rrugëtimi mbaroi, por ëndrra vazhdon

Mbyllen ndeshjet në grupe: pas Shqipërisë, eliminohet dhe Turqia

Mbyllen ndeshjet në grupe: pas Shqipërisë, eliminohet dhe Turqia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni