Ministri britanik i Arsimit, Damian Hinds tha të dielën se qeveria nuk është duke planifikuar një referendum të dytë, duke hedhur poshtë raportet se ministrat diskutuan këtë mundësi, në mënyrë për t’i dhënë fund bllokimit mbi Brexit.
I pyetur nga Sky News nëse qeveria po planifikon një referendum, Hinds u përgjigj: “Jo, referendumi i dytë do të sjellë ndarje. Qytetarët votuan, patëm një referendum dhe tani duhet të respektojmë rezultatet e votimit”.
Ai e përshkroi marrëveshjen e Kryeministres Therese May për largimin nga Bashkimi Evropian me një marrëveshje të “balancuar” që deputetët duhet ta mbështesin.
The Times njoftoi të shtunën se shumica e ministrave britanikë mendojnë se marrëveshja Brexit është e vdekur dhe se opsionet e tjera, duke përfshirë një referendum të ri, po merren në konsideratë. /tesheshi.com/