Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ministrat serbë në kabinetin “Mustafa” nuk i ndalin provokimet: Isa i nënshtruar para tyre, arrogant ndaj opozitës

by te Sheshi
28/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ministrat serbë në kabinetin “Mustafa” nuk i ndalin provokimet: Isa i nënshtruar para tyre, arrogant ndaj opozitës

Nga Blendi Gashi

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri aktual Isa Mustafa vazhdon të tregohet kryefortë ndaj partive opozitare Vetëvendosje, AAK e NISMA, por kokëulur para ministrave nga radhët e komunitetit serb.

Ndërsa kryeministri Mustafa nuk lë ditë pa thumbuar opozitën duke deklaruar se Demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer dhe se zgjedhjet e reja nuk do të mbahen deri më 2018-tën,  kreu i ekzekutivit kosovar ka qasje krejt ndryshe ndaj ministrave rebelë të komunitetit serb.

Nuk kalon pothuajse një ditë e vetme që ministrat serbë të Kosovës të cilët ditë e natë marrin urdhëra nga Beogradi, por që janë të ulur në kabinetin qeveritar  “Mustafa”, pa dhënë deklarata skandaloze kundër shtetit tonë dhe kryeministri kosovar hesht dhe vetëm hesht, duke mos ndëshkuar ata me shkarkim.

manastiri-i-decanit-500x386

Zv. kryeministri i Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Branimir Stojanoviq, njëherit zëvendësi i Isa Mustafës, është politikani i radhës nga Lista Serbe që i ka hedhur benzinë zjarrit.

Ndërsa komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj dhe jo vetëm janë çuar në këmbë dhe po protestojnë kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që Manastirit të Deçanit t’i mbesin në pronësi 24 hektarë tokë, zv.kryeministri Stojanoviq ka bërë një deklaratë tejet skandaloze duke thënë se me aktgjykimin e Kushtetueses është dëmtuar Manastiri i Deçanit, ndërsa protestën e deçanasve e konsideron thirrje për shkaktim të destabilitetit.

“Aktvendimi nuk ka lidhje me konfirmimin e marrë në vitin 1999, e ndoshta është në modë që organizatorët e protestës të thirren në diçka që i motivon njerëzit për të dalë në protestë. Tashmë ekziston marrëveshja ndërmjet UNMIK-ut dhe Kishës nga viti 2012. Këto aktivitete, për mua, janë vetëm thirrje për shkaktim të destabilitetit“, ka thënë Stojanoviq.

Isa Mustafa i pafuqishëm për të larguar minsitrat rebelë serbë

Përtej kësaj deklarate skandaloze, është e çuditshme heshtja e kryeministrit Isa Mustafa i cili siç duket është dorëzuar ndaj ministrave serbë të kabinetit të tij të cilët pa kurrfarë frike deklarojnë çfarë të duan.

Dëshmi për këtë është edhe deklarimi i ministrit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq, i cili ditë më parë haptazi u deklarua kundër anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Krejt çfarë tha Mustafa pas deklaratës skandaloze të ministrit të tij se “do të kërkojë sqarime nga Mariqi”.

Por ky i fundit vazhdon të jetë pjesë e ekzekutivit kosovar, ndërsa Mustafa nuk ka marrë vendim për ta shkarkuar Mariqin.

Assesi nuk duhet harruar edhe deklarimet e çdoditëshme të këtyre ministrave që shprehen kundër formimin të ushtrisë së Kosovës, ndërsa në anën tjetër më shumë janë krah kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se normalisht kryeministrit kosovar, Isa Mustafa.

Ky i fundit siç duket është tejet i pafuqishëm për të larguar nga kabineti i tij ministrat rebelë serbë, pasi një prej arsyeve mund të jetë se po këta ministra e kanë në dorë fatin politik të Mustafës, dhe një largim i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, zgjedhjet e reja do të vijnë më shpejt dhe sigurisht kreu i LDK-së dëshiron të qëndrojë sa më shumë në karrigen e kryeministrit pasi nëse bie qeveria bashkë me të sigurisht do të shkojë edhe vet Mustafa, pra drejt rrugës së pensionimit.

Historianët reagojnë ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Stojanoviq

Ndërsa, kryeministri Mustafa vazhdon të flejë dhe të mos ua tregojë vendin ministrave serb të kabinetit të tij qeveritar që japin deklarata skandaloze dhe nxitëse, Lidhja  Historianëve të Kosovës, dega në Deçan “Ali Hadri”, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga zv.kryeministri Stojanoviq

Historianët kërkojnë që zv.kryeministri Stojanoviq të distancohet nga deklarata e bërë, sepse pohimi i tij se ka ende parcela që kërkon Manastiri, janë hapje e Kutisë se Pandorës në Deçan.

Po ashtu, sipas historianëve, pohimi i Stojanoviq se organizimet demonstruese në Deçan janë për të nxitur destabilizim nuk qëndrojnë.

“I kujtojmë Stojanoviqit se në traditën historike dhe zakonore Manastiri i Deçanit i takon shqiptarëve të Deçanit. Ai është monument kulti i ndërtuar nga vetë banorët vendas, gjegjësisht nga Fra Vita Kuçi nga Kotorri dhe është ndërtuar në pronat e deçanasit Hakë Kuçi. Në këtë Manastir, i cili ju takon shqiptarëve, deri në kohën e okupimit nga Stefan Dushani, i cili në këto pjesë ka ardhur si pushtuese, i cili ka pushtuar e përvetësuar gjithçka çka ka gjetur të popullsisë vendase, respektivisht të shqiptarëve ortodoksë.

I kujtojmë Stojanoviqit dhe gjithë opinionit se askush nuk është kundër Manastirit të Deçanit, sepse në fund të fundit, mbi 500 vjet e kemi ruajtur, jemi vrarë për të, sepse ka qenë, është dhe do të jetë i yni. Unë por edhe të gjithë deçanasit e kundërshtojmë politikën antishqiptare të Igumenit Janjiq. Kërkojmë që zëvendëskryeministri dhe Igumeni të mos e provokojnë situatën në Deçan. Deklaratat e tyre nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe as klimës së tolerancës ndëretnike në Deçan në njërën anë dhe në Kosovë në anën tjetër”, thuhet në reagimin e historianëve.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 21 maj të këtij viti i dha fund kontestit disavjeçar në favor të manastirit të Deçanit dhe konfirmoi pronësinë e tij ndaj 24 hektarëve tokë. Deçanasit nuk e pranojnë vendimin për pronat, kërkohet dialog me Manastirin

Pas këtij vendimi qytetarë të Deçanit protestuan të enjten  ku nën tingujt e këngës, “jo se l’shoj oo asni pllam toke” dhe me parullën “Gjykata kushtetuese shkeli drejtësinë”, deçanasit paralajmëruan rezistencë ndaj vendimit edhe me metoda të tjera, nëse problemit nuk i jepet zgjidhje politike. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Mbrojtja raketore amerikane “ante portas”, Putin kërcënon hapur Poloninë dhe Rumaninë: do t’ju kemi në shënjestër

Mbrojtja raketore amerikane "ante portas", Putin kërcënon hapur Poloninë dhe Rumaninë: do t'ju kemi në shënjestër

Nga Fatjon NANAJ: Çfarë po e shthur familjen?

Nga Fatjon NANAJ: Çfarë po e shthur familjen?

Ricciardo i pari në provat në Monako të F1-shit: a po rikthehet Red Bull-i i frikshëm?

Ricciardo i pari në provat në Monako të F1-shit: a po rikthehet Red Bull-i i frikshëm?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni