Në një konferencë për shtyp, të cilën e ka bërë të përjavshme dhe pa një temë të vetme të caktuar, presidenti Meta zhvlerësoi një thirrje të Pacollit bërë pak ditë më parë, ku Rama dhe ai ftoheshin për të thirrur një tryezë me faktorin shqiptar në kuadër të sfidës ku ndodhet Kosova.
Për Metën, kjo nuk është e nevojshme.
Nuk është koha për protagonizma, Kosova është një shtet i pavarur, Kosova ka institucionet e saj, Kosova ka treguar që është momentet dhe krizat e vështira i zgjidh edhe më mirë se ne.
Unë kam qenë dhe jam i hapur për t’u takuar me udhëheqësit e Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë, por jam i bindur që në momente sfidash ata e rrisin përgjegjësinë e tyre“, ishte përgjigja e kreut të shtetit.
Nga ana tjetër, Rama ende nuk e ka komentuar thirrjen e Pacollit, pasi të gjithë vëmendjen e ka marrë Thaçi, pas akuzave të Specialës ndaj këtij të fundit. /tesheshi.com/