Nuk është mjaftuar vetëm me të qënit në radhën e parë të shiritprerësve në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, më e madhja në Turqi; presidenti Meta edhe është pritur nga homologu turk Erdogan, duke “zëvëndësuar” kështu kryeministrin Rama, në statusin e një të “miku të afërt” me liderin e Turqisë.
“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama pritet më së shumti pa protokoll nga ana e presidentit Erdogan. /tesheshi.com/