Ilir Meta, i ka kërkuar Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës, që partia që ai përfaqëson, Lëvizja Vetëvendosje, të bëhet më bashkëpunuese në Kuvend dhe të lërë politikën e konfliktit.
Siç njofton zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë, “Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit”. /tesheshi.com/