Presidenti Meta konfirmoi rreshtimin në frontin opozitarpërballë qeverisë, teksa në një konferencë shtypi me homologun Pendarovksi potencoi “kushtet e Bundestagut”, një prej tezave më të fundit opozitare në “luftë” me Ramën.
“Disa këshilla nuk ishin të reja për ne. Mos dëgjimi i këshillave nga ana jonë për të bindur dhe ndërmjetësuar liderët e BE-së bëri të mundur dallimin mes progresit të Maqedonisë së Veriut dhe progresit që duhet të bënim ne.
Disa gjëra nuk kanë qenë të reja për ne, qoftë pretendimet e Hollandës, dhe problemet me emigracionin që tha Franca. Këto vërejtje të tyret duhet t’i bashkohen këshillave të Bundtestagut dhe të vazhdojmë përpara”, tha Meta.
Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski propozoi organizimin e një samiti rajonal pas asaj që ndodhi me refuzimin e negociatave.
“Unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti”, tha kreu i shtetit fqinj. /tesheshi.com/